Zyra e kryeministri të Izraelit, Benjamin Netanyahu ka publikuar sot foto të foshnjave të vrara dhe të djegura nga Hamasi.
“Hamasi është çnjerëzor. Hamasi është ISIS,” shkruan zyra e Netanyahu-t bashkë me fotot në një postim në mediat sociale.
Në tre fotot e publikuara shfaqen trupat e dy foshnjave që janë djegur aq sa nuk njihen më. Pranë tyre ndodhet edhe trupi i pajetë i një foshnje tjetër.
Më postim thuhej se fotot ishin disa prej shkrepjeve që Netanyahu i tregoi Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Jerusalem të enjten.