Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke, teksa u kap duke lëvizur rrugëve të Athinës i armatosur.
Sipas mediave fqinje, shqiptari ra në prangat e policisë, gjatë një aksioni në një rrugë në ‘Palaio Faliro’, teksa ishte duke ecur në mënyrë ‘të dyshimtë’.
Pas kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistolete, TT, gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm.
Pas verifikimeve, policia konstatoi se pistoleta ishte bërë gati për qitje.