Agjencia e lajmeve Reuters po raporton se po bëhen përpjekje që presidenti palestinez Mahmoud Abbas të vizitojë Moskën, duke cituar gazetën ruse të lajmeve RBC.
Udhëheqja palestineze është e ndarë midis Autoritetit Palestinez (PA) të z. Abbas, i cili kontrollon pjesë të Bregut Perëndimor dhe grupit militant, Hamas, që qeveris Gazën.
“Është arritur një marrëveshje që zoti Abbas do të vijë këtu në Moskë,” citohet të ketë thënë Abdel Hafiz, i dërguari palestinez në Moskë.
“Ne jemi në pritje të një deklarate zyrtare nga Kremlini… se kur do të bëhet vizita,” shton ai.