Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gafat e noteres, i fshehu shtetit miliona e futi në bela qytetarët

2023/10/09 at 9:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gafat e noteres, i fshehu shtetit miliona e futi në bela qytetarët

Para disa ditësh, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka transmetuar disa shkelje ligjore nga ana e noteres, Perian Bodinaku, por mesa duket ato nuk janë të vetmet. Bodinaku rezulton se ka fshehur shuma të mëdha parash për t’u shpëtuar taksave dhe detyrimeve tatimore.


Eksperti Fatmir Laçej shpjegon dy udhëzimet 2012-2020, sipas të cilave çdo noter është i detyruar që të gjitha transaksionet në kontrata tjetërsimi, apo porosie t’i kalojë përmes llogarisë së noterit.

Fatmir Laçej: Kemi 2 udhëzime për këtë. Njëri udhëzim është i Janarit 2012, një udhëzim i përbashkët i ministrit të Financave dhe ministrit të Drejtësisë, kemi dhe një udhëzim tjetër të datës 14 Shtator i vitit 2020, po një udhëzim i përbashkët i ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Financave. Në të dy udhëzimet, përcaktohet shumë qartë që çdo kalim shumash në kuadrin e tjetërsimit të pasurive të paluajtshme, do të derdhet në një llogari rrjedhëse pa interesa që hap noteri, e cila nuk ka të bëjë fare me llogarinë e noterit si person fizik. Pra, në të gjitha rastet është i detyruar që shumën që përcaktohet në çmimin e kontratës, ta derdhë në këtë llogari rrjedhëse dhe noteri fillimisht bën verifikimin e pronës. Nëse prona është e lirë, kryen kontratën e shit-blerjes dhe blerësi derdh në llogarinë rrjedhëse të noterit shumën që përcaktohet në çmim.

Noteri në radhë të parë është një aktor të rëndësishëm i sistemit të drejtësisë që lufton dhe punon për formalizimin e ekonomisë. Çdo gjë informale është jashtë veprimtarisë së noterit sepse ai është i detyruar edhe në kuadër të betimit që ka bërë si noter, por edhe të dispozitave ligjiore, të zbatojë të gjitha kërkesat e logjit dhe atë që përcakton dhe betimi i tij si noter. Në kontratat e pronësisë, noteri duhet të synojë që të gjitha pagesat të kalojnë në llogarinë bankare të noterit.

Gazetari: Rasti konkret që po flasim janë shumat mbi 50 mijë Euro që janë dhënë jashtë zyrës së noterit?

Fatmir Laçaj: Atëherë, noteri nuk duhet të pranojë dispozita të tilla që këto para janë dhënë jashtë. Nuk ka më jashtë, ka vetëm brenda sistemit banker. Nëse pastaj do të kemi shkelje nga këto, kuptohet që edhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, do të jetë aktive me këto lloj kontratash që paratë paguhen jashtë zyrës noteriale, paguhen “kesh” sepse është totalisht e ndaluar. Është e ndaluar kategorikisht që noterët të mos bashkëlidhin mandatin bankar që vërteton pagesën e shumës në dokumentacionin e shumës që kalojnë edhe pranë drejtorive përkatëse të ASHK-së.

Çdo tranksasion jashtë zyrës së noterit, përbën shkelje ligjore dhe penale. “Stop” ka siguruar 6 kontrata prenotimi prenotimi apartamentesh të hartuara nga noterja Bodinaku.

Vlera e kontratave është rreth 700 mijë Euro, shuma të paguara jashtë zyrës së kësaj notereje, një indicie për institucionin e Parandalimit e Pastrimit të Parave. 6 kontratat që “Stop” disponon janë regjistruar në Kadastër pa mandatin bankar, gjë që përbën një shkelje ligjore nga punonjësit e Kadastrës që kanë regjistruar këto kontrata.

Drejtori i medias në Kadastër, Edmond Arizaj, thotë, se duhet, që kontratat e tjetërsimit, apo prenotimit, duhet të kenë të bashkangjitur edhe mandatin bankar.

Edmond Arizaj, Dr. Marrëdhënie me Shtypin, ASHK: Procedura është e thjeshtë, për të vijuar bëhet aplikimi dhe bashkëngjitur, është edhe fatura bankare. Procedura nuk vijon pa faturë, kjo është taksative.

Kur është kuptuar gabimi, sipas tij, regjistrimi është pezulluar për 30 ditë. Në këtë pikë lajmërohen palët e interesuara dhe më pas problematika duhet të zgjidhet në gjykatë. Me një llogari nga dokumentet që “Stop” disponon, rezulton, se noterja Perian Bodinaku, ka fshehur 254 milionë Lekë të vjetra vetëm për vitin 2022.

Gazetari: Emisioni “Stop” ka siguruar të dhëna zyrtare nga Ministria e Drejtësisë se sa veprime dhe akte noteriale, Perian Bodinaku, notere këtu në kryeqytet, ka deklaruar për vitin 2022. Sipas të dhënave, janë 21 mijë e 473 veprime noteriale që ka deklaruar kjo notere. Akte noteriale për vitin 2022, Perim Bodinaku, ka deklaruar pranë ministrisë 8 786. Nga burime të sakta, emisioni “Stop” ka mësuar se noterja për vitin 2022, të ardhura vjetrore ka deklaruar 400 milionë Lekë të vjetra, por a përputhet kjo shumë me numrin e akteve apo veprimeve noteriale që kjo notere ka deklaruar? Do të ndalemi tek përllogaritja për vitin 2022, për veprime noteriale ne kemi marrë një çmim reference shumë herë më të ulët se tregu, 10 mijë Lekë të vjetra, ku totali na del 214 milionë e 730 mijë Lekë. Veprime noteriale, ne kemi marrë çmimin e referencës më të ulët se tregu 50 mijë Lekë të vjetra, ku totali na del 439 milionë e 300 mijë Lekë, pra totali i 2 vlerave të veprimeve noteriale në total është 654 milionë përafërsisht. Por noterja Bodinaku për vitin 2022, ka deklaruar 400 milionë Lekë të vjetra tek tatimet dhe ka të padeklaruara 254 milionë Lekë, ku ka fshehur të ardhurat./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte
Kryesore

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte

30 Tetor, 2025 8:43 am
“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…

30 Tetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

30 Tetor, 2025 8:34 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

30 Tetor, 2025 8:33 am
Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
Politikë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

29 Tetor, 2025 11:00 pm
“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
-U tha në Opinion

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

29 Tetor, 2025 10:53 pm
Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
-U tha në Opinion

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

29 Tetor, 2025 10:44 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

29 Tetor, 2025 10:12 pm
Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize
Aktualitet

Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize

29 Tetor, 2025 10:04 pm
Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni
Bota

Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni

29 Tetor, 2025 9:10 pm
Para
Shqiptari tregon si u evakua nga Izraeli: Në avion morëm dhe amerikanë me vete

Shqiptari tregon si u evakua nga Izraeli: Në avion morëm dhe amerikanë me vete

Eksperti Arianit Shehu tregon pse dështoi mbrotja ajrore e Izraelit ndaj raketave të Hamasit

Eksperti Arianit Shehu tregon pse dështoi mbrotja ajrore e Izraelit ndaj raketave të Hamasit

Ishte me pushime në Shqipëri, e reja nga Italia humb kontaktet me familjen. Nëna e saj kërkon ndihmë

Ishte me pushime në Shqipëri, e reja nga Italia humb kontaktet me familjen. Nëna e saj kërkon ndihmë
















TE FUNDIT

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte
30 Tetor, 2025

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të...

Lexo më shumë

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…
30 Tetor, 2025

Përfshirja e lumit të fundit të egër në Evropë, në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është një moment historik...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
30 Tetor, 2025

Ditën e enjte Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
30 Tetor, 2025

Dashi Do ndiheni shume mire sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume. Mosmarrëveshjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com