Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta e përjetshme Izrael-Palestinë! Zanafilla e konfliktit për tokën e “shenjtë” të larë me gjak

2023/10/08 at 4:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lufta e përjetshme Izrael-Palestinë! Zanafilla e konfliktit për tokën e “shenjtë” të larë me gjak

“Portat e ferrit” janë hapur. Militantët palestinezë të Hamasit nisën një sulm të armatosur ndaj Izraelit në Gaza me mjete të varfra si deltaplanë, gomone dhe fuoristrada. Operacioni “Tajfuni”, zuri në befasi sistemet e sofistikuara të mbrojtjes së shtetit hebre.

Megjithatë reagimi i furishëm pasoi përmes operacionit “Shpatat e Hekurta” dhe me shpalljen e një lufte.

Mirëpo, data e nisjes së ofensivës palestineze nuk është rastësore, pasi përkon me luftën e Yom Kipurit, e njohur gjithashtu si Lufta e Ramazanit, e Tetorit, Lufta e katërt Arabo-Izraelite, që ishte një konflikt i armatosur i zhvilluar nga 6 deri më 25 tetor 1973 midis Izraelit dhe një koalicioni shtetesh arabe, të udhëhequra nga Egjipti dhe Siria. Pjesa më e madhe e luftimeve midis dy palëve u zhvillua në Gadishullin Sinai dhe Lartësitë e Golanit, të dyja të pushtuara nga Izraeli në 1967. Objektivi fillestar i Egjiptit në luftë ishte të kapte një terren në bregun lindor të Kanalit të Suezit dhe më pas të përdorte këto përfitime për të negociuar kthimin e pjesës tjetër të Gadishullit Sinai të pushtuar nga Izraeli.

Pas shpërthimit të armiqësive, si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Bashkimi Sovjetik filluan përpjekjet masive të furnizimit me aleatët e tyre përkatës gjatë luftës, gjë që çoi në një konfrontim pothuajse midis dy superfuqive të armatosura bërthamore.

Megjithatë, pikënisja e konfliktit shumë të gjatë dhe asnjëherë të mbyllur mes Palestinës dhe Izraelit do të ishte 29 nëntori i vitit 1947. Kjo datë shënon një vendim të OKB që ta ndante atë territor të Palestinës në dy shtete, një arab dhe tjetri izraelit, por në një mbikëqyrje shumë të rreptë të ndërkombëtarëve.

Pikerisht një ditë pas këtij vendimi, që nuk u prit mirë nga palestinezët, u vranë 7 hebrenj në një sulm ndaj disa autobusëve izraelitë. Ky do te quhej edhe incidenti i parë i arabëve ndaj izrealitëve që do të sillte më vonë edhe një luftë civile të gjatë. Ne fakt ky do të ishte një sulm në formë hakmarrje ndaj vrasjes së një familje arabe që dyshoheshin se ishin informatorë britanikë. Sipas politologëve, pikërisht politika britanike solli pakënaqësitë mes te dy komuniteve në atë zonë.

Por, një ditë pas deklaratës së pavarësisë së Izraelit nga OKB, konflikti do të merrte përmasa shumë të mëdha edhe politike për t’u shndërruar në atë që e njohim si lufta izraelito-palestineze, e cila ka përjetuar ndër vite përshkallëzim, armëpushime dhe sërish konflikte, por asnjëherë zgjidhje përfundimtare.

Për të udhëtuar edhe më tej në lashtësi, zanafilla buron nga pretendimi se cili popull është autokton apo më i lashti në tokën e shenjtë. Hebrenjtë pretendojnë se ata thjesht po kthehen në rrënjët e tyre, duke e zbërthyer orën në kohët e Dhiatës së Vjetër. Madje izraelitët pretendojnë se kanë jetuar në atë territor të paktën 3700 vite më parë, ndërsa janë detyruar të zhvendosen në vitin 70 pas Krishtit sepse Romakët shkatërruan tempullin e dytë të tyre në Jeruzalem. Gjithashtu izraelitët besojnë se termi “Palestinë” besohet se rrjedh nga filistinët, një popull i Egjeut, i cili, në shekullin e 12-të para Krishtit, u vendos përgjatë fushës bregdetare të Mesdheut të asaj që tani është Izraeli dhe Rripi i Gazës. E vërteta për Palestinezët është plotësisht ndryshe.

Ata pretendojnë se kanë qenë aty që nga fillesat e njerëzimit dhe më pas janë përzierë më të gjitha formacionet e emigrimeve përgjatë shekujve, nga Mesdheu e deri të vendet arabe. Duke iu referuar po të njëjtit libër të shenjtë në të cilin besojnë vetë hebrenjtë, palestinezët besojnë se ky popull i përket një grupi skllevërish të dëbuar nga Egjipti i perudhës faraonike.

Ju sugjerojmë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

12 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
Bota

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

12 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
Kronikë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

12 Dhjetor, 2025 7:05 pm
Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat
Kryesore

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat

12 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë
Aktualitet

Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

12 Dhjetor, 2025 6:19 pm
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin
Kronikë

Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin

12 Dhjetor, 2025 6:05 pm
Para
Blinken: Ka raporte për disa amerikanë të vrarë në Izrael

Blinken: Ka raporte për disa amerikanë të vrarë në Izrael

Kurti: Investimet në armatim janë rritur për 191 për qind

Kurti: Investimet në armatim janë rritur për 191 për qind

Rrëfehet Zlatan Ibrahimoviç: Partnerja më refuzoi propozimin për martesë

Rrëfehet Zlatan Ibrahimoviç: Partnerja më refuzoi propozimin për martesë

TE FUNDIT

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
13 Dhjetor, 2025

Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Kishin marrë një...

Lexo më shumë

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
13 Dhjetor, 2025

Policia Federale braziliane ka arrestuar në Rio de Janeiro ish-ministrin e Jashtëm të Perusë, Manuel Augusto Blacker Miller, i cili...

Lexo më shumë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
13 Dhjetor, 2025

Katër persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë kontrolleve të zhvilluara nga autoritetet, në kuadër...

Lexo më shumë

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ky vendim u mor me shumicë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com