Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të mbështesë kandidaturën e Arabisë Saudite për Kupën e Botës 2034
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se është i bindur që Arabia Saudite do të mahnisë jo vetëm 3.5 miliardë tifozë por këdo që do të marrë pjesë në këtë event.
“Shqipëria do ta mbështesë me kënaqësi ofertën e Arabisë Saudite për Kupën e Botës 2034. Jam i bindur që Arabia Saudite do të mahnisë jo vetëm 3.5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që ka fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të sportit më popullor në planet e cila do të vijë pas zbatimit të Vizionit 2030 nën udhëheqjen e madhe të Princit të saj të Kurorë, Mohammed bin Salman Al Saud”, shkruan Rama në platformën ‘X’.
Procesi për Kupën e Botës 2034 ka nisur më 4 Tetor të këtij viti. Afati përfundimtar për të shprehur interes për kandidatura është 31 Tetori.
Kujtojmë që Botërori i fundit u zhvillua Katar dhe u fitua nga Argjentina./Opinion.al
🇦🇱Albania will happily support the #Saudi2034 ⚽️World Cup bid. I am confident that 🇸🇦KSA will amaze not only the over 3.5 billion soccer fans worldwide but also anyone fortunate enough to attend that incredible celebration of the most popular sport on the planet, which will come… pic.twitter.com/MBbwVeR9in
— Edi Rama (@ediramaal) October 6, 2023