Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukrainë, OKB nis hetimet për sulmin që shkaktoi vdekjen e dhjetëra civilëve

2023/10/06 at 5:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukrainë, OKB nis hetimet për sulmin që shkaktoi vdekjen e dhjetëra civilëve

Një djalë 10 vjeçar dhe gjyshja e tij humbën sot jetën në Ukrainë nga një sulm rus me raketë.

Kjo ndodhi një ditë pasi një sulm tjetër me raketë në rajonin e Kharkivit mori jetën e të paktën 52 civilëve, duke u bërë një nga sulmet më vdekjeprurëse të luftës gjatë muajve të fundit. Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka dërguar një ekip për të hetuar rastin. Moska hodhi poshtë akuzat se kishte ndërmarrë sulmin.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Volker Türk dërgoi një ekip në Ukrainë të premten për të hetuar sulmin ajror në rajonin e Kharkivit, që mori jetën e të paktën 52 njerëzve.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se ka të ngjarë që sulmi u krye nga Rusia, por është ende herët të konfirmohet një gjë e tillë.

Zëdhënësja e Komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Elizabeth Throssell u tha gazetarëve në Gjenevë se shefi i saj “ka dërguar një ekip në terren për të folur me të mbijetuarit dhe për të mbledhur më shumë informacion”.

“Është e qartë se sulmi është një nga më vdekjeprurësit që nga 24 shkurti 2022. Para agresionit të Rusisë, fshati kishte rreth 300 banorë. Nuk është e qartë se sa banorë jetonin ende atje, por është e qartë se me numrin e madh të njerëzve të vrarë, të gjithë në këtë komunitet të vogël janë prekur nga sulmi”, thotë zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Elizabeth Throssell.

Tre ditë zie u shpallën në rajonin e Kharkivit pas sulmit. Moska mohon të ketë sulmuar qëllimisht civilët, por shumë civilë janë vrarë në sulme të tjera ruse kur janë goditur zonat e banuara. Moska ka kryer sulme edhe mbi burimet ukrainase të energjisë, mbrojtjen, grurin dhe objektet të tjera me rëndësi jetike.

“E përsërisim se ushtria ruse nuk godet objektivat civile në Ukrainë. Sulmet vënë në shënjestër infrastrukturën ushtarake, përqendrimet e trupave dhe përfaqësuesit e udhëheqjes ushtarake të Ukrainës”, thotë zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov.

Throssell thotë se misioni i monitorimit të të drejtave të njeriut në Ukrainë ka identifikuar emrat e 35 personave që u vranë në sulm, duke përfshirë 19 gra, 15 burra dhe një djalë 8-vjeçar.

Sulmet ruse me raketa kanë vazhduar edhe të premten në rajonin e Khrarkivit duke vrarë një djalë 10-vjeçar dhe gjyshen e tij. Një zyrtar i lartë qeveritar tha se një fëmijë 11-muajsh dhe 27 persona të tjerë u plagosën./VOA

Etiketa: okbsulmeukraine

Ju sugjerojmë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

9 Janar, 2026 3:53 pm
Para
Arrestohet kandidati për kryetar bashkie në Greqi

Arrestohet kandidati për kryetar bashkie në Greqi

Orban kundër Gjykatës Ndërkombëtare: Nëse Putin shkel në Hungari, ne nuk do ta arrestojmë

Sulmi në veri të Kosovës, Orban: Ideja e sanksioneve ndaj Serbisë është qesharake!

Lajçak thirrje Kosovës: Pranoni Asociacionin

Lajçak: Situata mes Kosovës dhe Serbisë, sfidë për rajonin e Ballkanit Perëndimor

TE FUNDIT

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
9 Janar, 2026

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot...

Lexo më shumë

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
9 Janar, 2026

Më shumë se 50 protestues janë vrarë në Iran që nga fillimi i protestave antiqeveritare më 28 dhjetor, tha një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com