Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Dakordësim për t’i dhënë fund vdekjeve në Mesdhe, por ende shumë debate për reformën e azilit

2023/10/05 at 9:04 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE: Dakordësim për t’i dhënë fund vdekjeve në Mesdhe, por ende shumë debate për reformën e azilit

Në një pikë duket se të gjitha partitë në Parlamentin e BE-së janë parimisht dakord: Që duhet t’i jepet fund vdekjes në detin Mesdhe. Por për mënyrën se si duhet realizuar kjo, pozicionet janë krejt të kundërta.

Objekti i debatit në Parlamentin e BE-së është domosdoshmëria për pranimin e shpejtë të paketës së rregullave për azilin dhe migrimin. Prej vitesh Bashkimi Europian bën përpjekje për reformën e Sistemit të Përbashkët të BE-së për Azilin (GEAS). Kjo paketë reforme përmban disa projektligje. Ndër të tjera parashikohen procese të shpejta të shqyrtimit të kërkesës për azil që në kufijtë e jashtëm si dhe një ndarje të detyrueshme të azilkërkuesve brenda vendeve të BE-së. Ndërkohë po negociohet në të dyja instancat legjilastive europiane, Këshilli i Bashkimit Europian (përfaqësuesit e vendeve anëtare) dhe Parlamentit Europian.

Hapet rruga për bisedime të mëtejshme

Bisedimet për pjesë të caktuara të reformës ndërkohë janë bllokuar për shkak të mos dakordësimit mes vendeve anëtare lidhur me të ashtuquajturin rendi i krizës. Të mërkurën (04.10.2023) presidenca spanjolle e BE-së deklaroi se më në fund është arritur një marrëveshje. Rendi i krizës në raste të situatave të jashtëzakonshme parashikon masa më të ashpra, nëse shtetet e BE-së preken fort prej migracionit. Në një rast të tillë migrantët mund të mbahen për një kohë më të gjatë, ose mund të aplikohet më shpesh procedura e përshpejtuar e shqyrtimit të kërkesës së azilit në kufi. Tani do të vihen sërish në lëvizje bisedimet me Parlamentin e BE-së.

Debat për solidaritetin

Në Parlamentin e BE-së u diskutua shumë edhe për çështjen e solidaritetit. Kjo ka të bëjë me rregulloren Dublin II të së drejtës së azilit, sipas së cilës përgjegjës për azilkërkuesit është vendi, ku ata kanë shkelur për herë të parë territorin e BE-së.Prej vitesh shtetet në kufijtë e BE-së ankohen për mbingarkesën nga fluksi i refugjatëve. Sipas paketës së re tani duhet të vendoset një shpërndarje e detyrueshme e azilkërkuesve dhe nëse shtete të caktuara nuk duan t’i pranojnë ata, atëherë do të detyrohen të paguajnë vendet që pranojnë refugjatët. Ky rregull refuzohet nga Hungaria dhe Polonia. Deputetja dhe ish-kryeminstrja polake Beata Szydlo nga partia nacional-konservatore PiS theksoi në sallën plenare, se vendi i saj asnjëherë nuk do të pranojë migrantë, që vijnë ilegalisht. Ndërsa propozimin për pagesë në vend të pranimit të refugjatëve politikania e konsideron si absurd.

Në fund të debatit zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së, Margaritis Schinas, thekson edhe njëherë aspektin e solidaritetit dhe thotë, se është e padrejtë politikisht, ligjërisht dhe moralisht, që pesë shtetet në kufijtë e jashtëm të BE-së të lihen vetëm me barrën e refugjatëve. Kemi të bëjmë me një detyrë të përbashkët.

Në Bruksel dhe në Strazburg e kanë të qartë, se koha nuk pret. Ka konsensus të gjerë lidhur me miratimin e paketës së reformës deri në zgjedhjet e BE-së në qershor 2024./DW

Ju sugjerojmë

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
Bota

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

14 Korrik, 2025 6:44 pm
Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Aktualitet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

14 Korrik, 2025 6:20 pm
Para
SHBA i dhuron Ukrainës 1.1 milion plumba të konfiskuar nga Irani

SHBA i dhuron Ukrainës 1.1 milion plumba të konfiskuar nga Irani

Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër/ Rama: Marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare

Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër/ Rama: Marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare

“Peleshi të japë dorëheqjen”, Bardhi: Ai e dinte që në repartet ushtarake mbillej drogë

Sot seanca plenare, Bardhi kërkon rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore

TE FUNDIT

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve...

Lexo më shumë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
14 Korrik, 2025

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të...

Lexo më shumë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
14 Korrik, 2025

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë gjykimit ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com