Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti tragjik në Itali/ Nuk ka shenja frenimi të autobusit, dyshohet se shoferi humbi vetëdijen

2023/10/04 at 9:05 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidenti tragjik në Itali/ Nuk ka shenja frenimi të autobusit, dyshohet se shoferi humbi vetëdijen

“Një skenë apokaliptike: shembet barriera e mbikalimit, një autobus bie nga ura dhe përfundon në rrugën ngjitur në binarët e trenit në zonën Mestre, dhe merr flakë”.  Kështu shkruajnë mediat italiane për aksidentin tragjik të ndodhur në Venecia.


Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, 21 persona kanë vdekur, mes tyre dy fëmijë.  Ndërkaq 15 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktimat janë të nacionaliteteve të ndryshme.

Në autobus kishte edhe shtetas ukrainas, gjermanë, francezë dhe kroatë. Shoferi ishte italian dhe ishte në mes të viktimave. Ndër hipotezat e para për shkaqet e aksidentit, sipas mediave italiane dyshohet se është humbja e vetëdijes nga shoferi.

Prokuroria Publike e Venecias ka hapur një çështje. Në orët në vijim do të analizohen pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më mirë dinamikën e rrëzimit.

“Nga konstatimet e para nuk ka shenja frenimi – thotë komandanti i Policisë Bashkiake të Venecias, Marco Agostini i cili ka shkuar me shpejtësi në vendin e aksidentit – hipoteza është një sëmundje e mundshme e shoferit”. Për ata që ishin në bord ishte e vështirë të shpëtonin, autobusi në fakt mori flakë: flakët u përhapën pas përplasjes së tmerrshme, ndoshta të krijuar nga shpërthimi i rezervuarit të autobusit, i cili përmbante metan.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca nga e gjithë zona, dhe dhjetëra makina policie. Autoriteti Shëndetësor Vendor 3 i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili parashikon vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe vendosjen në punë të personelit përforcues.

Dinamika është ende për t’u konstatuar, por nga gjetjet e para rezulton se autobusi ka rënë nga mbi dhjetë metra, një fluturim pasi ka goditur me dhunë barrierën mbrojtëse të dyfishtë të mbikalimit të rrugës lidhëse që të çon nga Mestre në drejtim të Marghera dhe autostradës A4. Më pas u rrëzua, u përmbys dhe përfundoi mes një magazine dhe shinave të stacionit të Mestres, duke marrë flakë.

Kryebashkiaku i Venezias Brugnaro shpalli ditë zie për atë që ai e konsideroi si tragjedinë më të rëndë dhe apokaliptike në komunitetin e tyre./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
Kronikë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

15 Qershor, 2026 1:39 pm
Para
Aksidenti me 21 viktima në Itali/Ministria e Jashtme shqiptare: Ngushëllime familjarëve që humbën të dashurit e tyre

Aksidenti me 21 viktima në Itali/Ministria e Jashtme shqiptare: Ngushëllime familjarëve që humbën të dashurit e tyre

Rama publikon pamje nga punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë, shkurton distancën Korçë-Tiranë

Rama publikon pamje nga punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë, shkurton distancën Korçë-Tiranë

Presidenti Biden thirrje Kongresit që të vazhdojë ndihmat për Ukrainën

Sulmi në veri të Kosovës/Shqiptarët e Amerikës i nisin letër presidentit Biden: Merrni masa ndaj Vuçiç
















TE FUNDIT

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
15 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake. “S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me...

Lexo më shumë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
15 Qershor, 2026

Trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi, është shkarkuar nga posti i tij vetëm një ndeshje pas nisjes së Botërorit. Federata Tuniziane...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}