Presidenti Bajram Begaj shprehu solidaritet për popullin dhe qeverinë turke pas sulmit terrorist në Ankara këtë të diel.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne.
“Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke. Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave, të cilat sjellin shqetësim dhe kaos për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë. Akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne”, tha Begaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm disa orë përpara se parlamenti të mblidhej. Autoritetet thanë se dy terroristë kryen një sulm me bombë para ndërtesave ministrore në Ankara, duke shtuar se njëri prej tyre hodhi veten ne erë, ndërsa tjetri u neutralizua nga forcat turke./Opinion.al