Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata në Kosovë/ Berisha: Sulmi i djeshëm, fillimi i kryengritjes së armatosur nga Beogradi

2023/09/25 at 1:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Situata në Kosovë/ Berisha: Sulmi i djeshëm, fillimi i kryengritjes së armatosur nga Beogradi

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka folur, këtë të hënë,  lidhur me situatën në veri të Kosovës ku humbi jetën efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.


Berisha, në një deklaratë për mediat,  është shprehur se sulmi i ditës së djeshme ishte fillimi i një kryengritje të armatosur nga Beogradi për hapjen e një konflikti të ri në rajon.

Ndër të tjera, Berisha theksoi se për PD, dje rajoni ynë përjetoi ngjarjen më të rëndë në fushën e sigurisë, që nga përfundimi i luftës për çlirimin e Kosovës.

“Sulmi i djeshëm terrorist në manastirin e Banjskës ishte fillimi i kryengritjes së armatosur, të organizuar nga Beogradi për hapjen e një konflikti të ri në rajon. Për PD, dje rajoni ynë përjetoi ngjarjen më të rëndë në fushën e sigurisë, që nga përfundimi i luftës për çlirimin e Kosovës.

Kjo kryengritje, siç do ta quante sulmin terrorist vetë Aleksandër Vuçiç, shënonte fillimin e skenarit të njoftuar publikisht nga Kremlini për hapjen e një konflikti të ri, krahas atij të Ukrainës, në Ballkan për interesa të mirëfillta të rusomadhisë dhe serbomadhisë. Ky skenar u përgatit me kujdes në rrafshin politik dhe ushtarak nga Beogradi, në funksion të radikalizmit të gjendjes dhe përgatitjes së kryengritjes së armatosur, është tërhequr pa asnjë shkak ligjor, nga serbomadhi Vuçiç, i tërë kontingjenti i serbëve nga ët gjitha institucionet e Kosovës. Krahas këtij akti destabilizues, Beogradi ndërmori prej disa muajsh futjen në Kosovë të forcave të veta speciale, mercenarëve rusë të Ëagner, kriminelëve dhe vrasësve ordinerë, me të cilët Aleksandër Vuçiç ndan pushtetin.

Përveç këtyre, Beogradi futi në Kosovë armatime të shumta, duke i depozituar ato edhe në Kisha, në përpjekje djallëzore për t’i dhënë konfliktit që do shpërthente, nuanca fetare. Të gjitha këto akte të rënda ndaj sovranitetit të Kosovës janë denoncuar në mënyrë të përsëritur nga autoritetet e Kosovës, mediat dhe autoritetet ndërkombëtare si kryetarja e Komisionit të Jashtëm në parlamentin britanik, e nderuara Alicia Kearns.”

Berisha u shpreh se Vuçiç me heshtjen e tij për 19 orë pohoi se ishte ai organizator i kryengritjes së armatosur në Kosovë.

“Kryengritja që kishte për synim vënien në kontroll të territorit të veriut të Kosovës, shënonte edhe fillimin në rajon të konfliktit të porositur dhe shumëpritur nga Kremlini. Por policia e Kosovës, me guxim dhe profesionalizëm të lartë, pas shumë orësh luftimesh të ashpra, në të cilat u vranë disa anëtarë të grupit të armatosur terrorist, arriti të shtypë kryengritjen dhe të vendosë nën kontroll të plotë manastirin dhe të gjithë territorin e vendit. Para këtyre zhvillimeve dramatike, serbomadhi Vuçiç me heshtjen e tij të plotë prej 19 orësh, pohoi qartësisht se ishte organizator i kryengritjes së armatosur në Kosovë. Ai foli vetëm pasi kryengritja u shtyp në Kosovë dhe humbi çdo shpresë për suksesin e saj. Ai, pas 19 orësh, deklaroi se ishte një kryengritje e serbëve të Kosovës kundër Albin Kurtit, duke faktuar se qëndronte prapa saj.”

Ndër të tjera Berisha u ndal edhe te reagimi i kryeministrit Edi Rama mbi situatën në veri të Kosovës.

“Por si me komandë nga Beogradi, reagoi ndaj sulmit të grupit terrorist të përbërë nga oficerë të ushtrisë serbe, argati i Vuçicit në Tiranë, Edi Rama. Në reagimin e tij në platformën X, Edi Rama nuk shprehu ngushëllime për policin e rënë në krye të detyrës, sikur në Banjskë po ndodhte një përleshje mes bandash dhe banditësh. Së dyti, duke besuar se kryengritja nuk do të shtypej nga policia e Kosovës, përsëriti kërkesën e Beogradit për konferencë ndërkombëtare për të zhbërë arritjet 23-vjeçare të Kosovës në rrugën e lirisë dhe pavarësisë dhe për të hapur dyert për uljen e Rusisë në këtë tavolinë, kërkesë kjo e Serbisë.”



Ju sugjerojmë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër
Kronikë

Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër

8 Korrik, 2026 1:44 pm
Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
Aktualitet

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

8 Korrik, 2026 1:00 pm
Para
Rusia: Po e vëzhgojmë nga afër gjendjen në veri të Kosovës

Rusia: Po e vëzhgojmë nga afër gjendjen në veri të Kosovës

Sulmi në veri të Kosovës, gjendet i vdekur edhe sulmuesi i katërt

Sulmi në veri të Kosovës, gjendet i vdekur edhe sulmuesi i katërt

“Heroi im, flijove jetën për liri”, e përlotur e bija i jep lamtumirën policit të vrarë në Kosovë

"Heroi im, flijove jetën për liri", e përlotur e bija i jep lamtumirën policit të vrarë në Kosovë
















TE FUNDIT

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
8 Korrik, 2026

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar hoqi përkohësisht pezullimin e Komitetit Olimpik Rus të martën duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt riintegrimit të...

Lexo më shumë

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
8 Korrik, 2026

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Shqipëri. Nga Samiti i NATO-s në Turqi, kryeministri Edi Rama ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}