Gazment Bardhi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se është vetëm ai është Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe jo Flamur Noka apo Enkelejd Alibeaj.
Bardhi ka deklaruar se në momentin që PD do të futet në proces riorganizimi nuk do të kandidojë më për poston e Sekretarit të Përgjithshëm.
Ai theksoi se interesi i tij i vetëm është bashkimi i partisë dhe të ndalojë thellimin e përçarjes.
“Në momentin që PD hynë në proces riorganizimi Gazment Bardhi nuk kandidon më për Sekretar të Përgjithshëm. Për tu zgjedhur kryetar nuk ke kamë këtë synim. Unë në këto vite kam dashur bashkimin. Jo vetëm ndihem përgjegjës për situatën në PD, por nuk ka një të dytë në PD që ka qenë i angazhuar për të zgjidhur situatën. Unë kam marrë kryesimin e grupit të PD për shkak se ma kanë ngarkuar përgjegjësinë kolegët e mi”,-tha Bardhi./Opinion.al