Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalën e tij në në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, me një apel për paqe.Ai përmendi edhe Kosovën, ndërsa në fund tha se Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, të qëndrojë krah Ukrainës.
“Pavarësisht sa përpiqeni Kosova pavarësia e të cilës është sanksionuar nga gjykata ndërkombëtare penale. Kjo gjykatë s’mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh. Pavarësisht gjuhës racës dhe kombësisë dhe jo të ngremë mure për fantazmat e të shkuarës. Dua ta përmbyll me këtë parathënie te kartës së okb që na bën thirrje të praktikojmë tolerancën të jetojmë në paqe me njëri tjetrin. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj të qëndrojë e të ngrihet për paqen. Të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe jo agresorit. Tani do marr detyrën si kryetar i këshillit”, tha Rama.