Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka folur për herë të parë fizikisht në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Zelensky u shpreh se duhen riparë me shumë vëmendje reformimi i vetove pasi e dobëson rolin e Kombeve të Bashkuara duke mos i dhënë peshë, por duke i dhënë vetëm një shteti, siç është Rusia.
Zelensky tha se është pikërisht vetoja ajo që po i jep superfuqi Rusisë e cila me dashakeqësi kërkon të zbehë gjenocidin që po bën në Ukrainë.
“Që nga nisja e agresionit në shkallë të gjerë, nisur nga shteti që për disa arsye është sërish këtu në KS, ka shkaktuar 2 vite luftë. Rusia ka vrarë me mijëra dhe ka shkatërruar mijëra familje. Është një agresion i paprovokuar që synon të aneksojë, burimet dhe territorin tonë. Përveç këtij agresioni kërkon të minojë çdo institucion që kërkon të mbrojë vendet që preken nga lufta.
Është një situatë që ka ndryshuar gjithçka për kombet e bashkuara. OKB e gjejnë vetën të bllokuar kur vjen puna për situatën e agresionit rus. Nuk do të isha kërtu nëse Ukraina mos të kishte zgjidhje konkrete. Formula e paqes së Ukrainës është baza për të përmirësuar arkitekturën ekzistuese në arenën ndërkombëtare.
Në këtë KS, ku Rusia ulet në mënyrë të paligjshme ulet në tavolinë për të zbehur gjenocidin që po ndodh në Ukrainë. Vetoja e agresionit e ka çuar në një situatë bllokimi Kombet e Bashkuara.
Sistemi aktual i OKB ju bën me me pak ndikim sesa pushteti i vetove nga komandohet e shpërdorohet nga disa, siç po bën Rusia. Reformimi i OKB duhet të kthehet në proces dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin por reformimin e vetos. Kjo do i rikthente fuqinë OKB.”- tha Zelensky.