Nga Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D, Health Education & Neuroshkence
Edhe pse mund të mendojmë se harresa është një problem, dhe shpesh është, ajo mund të jetë një tipar i trurit dhe jo një shqetesim. Një numër në rritje i kërkimeve në neuroshkencë po shqyrton idenë se harresa është më shumë adaptive sesa kufizuese.
Të gjithëve u ka rënë rasti të shkojnë në market për të marrë “patate” dhe blejnë “domate”. Kjo nuk do të thotë që vuajnë nga “amnesia apo harresa”. Harresa e përditshme është ndryshe. Nëse harroni se ku e keni parkuar makinën tuaj, askush nuk e quan atë amnezi.
Këto raste përfaqësojnë një formë të harresës ku nuk keni një kuptim të gatshëm të kujtimeve të dëshiruara për atë kontekst. Ka shumë faktorë përgjatë aktivitetit neural në tru që ndikojnë për organizimin, kuptimin, re-organizim, krijim, mendim…
(1) Harresa natyrore besohet se ndodh për shumë arsye. Kujtimet thjesht mund të zbehen me kalimin e kohës. Por harresa mund të shkaktohet edhe nga “ndërhyrja retroaktive”, e cila është kur përjetoni dy ngjarje që janë mjaft të ngjashme në kohë. Kujtimi i njërit ndërhyn me tjetrin. Truri është i ndryshëm para dhe pas marrjes së informacionit. Ky ndryshim shkaktohet nga ndryshimet fizike ose kimike në strukturën e trurit.
(2) Sipas studimeve, dy teori rreth funksionimit të mendjes, njëra që thotë se mendja është manipuluese e simboleve dhe një tjetër që thotë se mendja është një rrjet i madh neuronesh që punojnë së bashku paralelisht. E folura gjuhësore mban në këtë rast nivelin më të lartë të njohjes pasi gjuha përshkruhet dhe si simbol-manipulim
(3). Studimet më të fundit sugjerojnë që aktiviteti neural mund të jetë një nga faktorët. Si? 1. Aktiviteti neural network ndryshon nga individi në individë. 2. Ndërveprimi mes rajoneve të ndryshme të trurit. 3. Aktivizimi i pjesëve të trurit:
- Disa individe rekrutojnë pjesë të panevojshme neurale të trurit.
- Disa individe tentojnë ta kufizojnë aktivitetin e tyre neural vetëm në pjesët nevojshme të trurit.
Me fjalë të thjeshta: truri i disa individeve përdor një rrjet të shkurtër të shpejtë, ndërsa disa individë marrin kohë më të gjatë të rrjetit duke aktivuar më shumë pjesë të trurit.
(4) *Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D. është studiuese / autore e shumë shkrimeve dhe ka studiuar Neuroshkencë & Health Education në Columbia University, në New York. #fatjonalubonja