Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asgjësohen 10 920 bimë kanabis, pezullohen 4 policë në Velipojë

2023/09/16 at 3:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Asgjësohen 10 920 bimë kanabis, pezullohen 4 policë në Velipojë

Policia e Shtetit ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në territorin e njësisë administrative Velipojë.

Në një njoftim për mediat, uniformat blu bëjnë me dije se janë asgjësuar 10 920 bimë narkotike cannabis sativa që ishin kultivuar në këtë fshat.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ngriti një grup të posaçëm hetimor, për të përcaktuar përgjegjësinë e strukturave përkatëse vendore, për shkaqet e mosevidentimit të kësaj veprimtarie kriminale, nga vetë këto struktura, deri në këto momente.

Nga hetimet paraprake, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit pezulloi nga detyra, për mospërmbushje të detyrave 4 punonjës policie.

Bëhet fjalë për nënkomisar P. P., shef i Stacionit të Policisë Velipojë, njëkohësisht përgjegjës për monitorimin e zones, nënkomisar A. Ç., specialist i njësisë “Shqiponja”, përgjegjës i zonës për kontrollin e territorit nga DVP Shkodër; nënkomisar A. Xh., specialist për hetimin e krimeve në zonën ku u gjetën bimët narkotike dhe inspektor i parë A. T., ndihmësspecialist (SPZ) në zonën ku u gjetën bimët narkotike;

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ato të Stacionit të Policisë Velipojë, pas informacionit të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në territorin e njësisë administrative Velipojë.

Si rezultat, janë gjetur të kultivuara 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Një pjesë e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar nëpërmjet djegies.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, dhe po punohet për dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të tyre./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Aktualitet

“Pse hidhej Zegjineja nga dega në degë?”/Berisha:Kishin porosi të futej në Parlament

23 Maj, 2025 1:34 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov

23 Maj, 2025 1:24 pm
Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat
Aktualitet

Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat

23 Maj, 2025 1:10 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë

23 Maj, 2025 1:01 pm
‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

“Bota e krimit, zyrtare”/ Berisha:“Vdekja” e procesit zgjedhor e paralajmëruar

23 Maj, 2025 12:36 pm
Vaksina e Covid/ Senati akuza Biden: Agjensitë nuk bënë transparencë për rreziqet
Bota

Vaksina e Covid/ Senati akuza Biden: Agjensitë nuk bënë transparencë për rreziqet

23 Maj, 2025 12:34 pm
820 mijë vizitorë të huaj në Prill
Aktualitet

820 mijë vizitorë të huaj në Prill

23 Maj, 2025 12:23 pm
Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…
Kronikë

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…

23 Maj, 2025 12:17 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta, çfarë na pret në fundjavë

23 Maj, 2025 11:58 am
Para
Shkupi shpall persona non-grata 3 diplomatë rusë, Moska: Akt armiqësor

Shkupi shpall persona non-grata 3 diplomatë rusë, Moska: Akt armiqësor

Rama uron Nanon për ditëlindje: Mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta

Rama uron Nanon për ditëlindje: Mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta

Përmbytjet në Libi, viktimat varrosen në varreza masive, shumë të paidentifikuar

Përmbytjet në Libi, viktimat varrosen në varreza masive, shumë të paidentifikuar

TE FUNDIT

“Pse hidhej Zegjineja nga dega në degë?”/Berisha:Kishin porosi të futej në Parlament

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
23 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, në një konferencë për mediat nga selia blu ka hedhur akuza edhe ndaj kandidates së Fierit,...

Lexo më shumë

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
23 Maj, 2025

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka quajtur "jorealist" një takim midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Vatikan. Kjo...

Lexo më shumë

Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat

Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat
23 Maj, 2025

Në një intervistë për rrjetin televiziv ballkanik “Insider”, raportuesi për vendin tonë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, vlerëson vullnetin politik...

Lexo më shumë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
23 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencë për mediat vijon të denoncojë atë që ai e quan farsë elektorale....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com