Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

2023/09/14 at 8:23 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i procesit, ka njoftuar se takimet nisin nga ora 09:00.

Fillimisht, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, presin njërin përfaqësues, pastaj tjetrin.

Takimi trepalësh do të mbahet më vonë gjatë ditës dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiçit në muajin shkurt.

Kjo marrëveshje me 11 nene parashikon, mes tjerash, një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë; kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, dhe i obligon ato që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kurti dhe Vuçiç, sipas agjendës që ka publikuar BE-ja, do të diskutojnë edhe për “çështjet aktuale”.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje që t’i marrin seriozisht obligimet e tyre.

Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku jetojnë rreth 50.000 serbë dhe përbëjnë shumicën lokale.

Situata atje është acaruar qysh nga fundi i majit, kur grupe serbësh kanë nisur protestat për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë në zyrat e komunave në veri.

Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit që janë mbajtur në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, por që janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

Protestat në zonë janë shndërruar disa herë në përleshje të dhunshme, më të rëndat kanë qenë më 29 maj, kur dhjetëra ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur.

Ju sugjerojmë

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere
Bota

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

23 Gusht, 2025 10:10 am
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

DW: Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

23 Gusht, 2025 9:57 am
Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
Kryesore

Nisma ‘Male të pastra’, Rama thirrje qytetarëve: Një mesazh për natyrën e përbashkët

23 Gusht, 2025 9:37 am
Vendet e punës që po zëvendësohen nga inteligjenca artificiale
Aktualitet

Vendet e punës që po zëvendësohen nga inteligjenca artificiale

23 Gusht, 2025 9:23 am
Tiranë/Qëlloi me armë ndaj makinës, policia zbardh ngjarjen: 2 të arrestuar
Aktualitet

Tiranë/Qëlloi me armë ndaj makinës, policia zbardh ngjarjen: 2 të arrestuar

23 Gusht, 2025 9:02 am
Netanjahu: Raporti i IPC për urinë në Gazë ‘gënjeshtër’
Te Fundit

Netanjahu: Raporti i IPC për urinë në Gazë ‘gënjeshtër’

23 Gusht, 2025 8:53 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025 8:28 am
Temperatura të larta në fundjavë, meterologu: Mund të shfrytëzojmë plazhin
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025 8:16 am
New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
Bota

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

22 Gusht, 2025 10:30 pm
Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
Bota

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

22 Gusht, 2025 10:22 pm
Para
OKB: Rivalët e Libisë po i koordinojnë përpjekjet për shpëtim, pas përmbytjeve

OKB: Rivalët e Libisë po i koordinojnë përpjekjet për shpëtim, pas përmbytjeve

Emri/ Ndërron jetë në QSUT i dënuari me 10 vite burg

Emri/ Ndërron jetë në QSUT i dënuari me 10 vite burg

Operacion masiv antidrogë në Tiranë, lëshohen qindra urdhërarreste

Operacion masiv antidrogë në Tiranë, lëshohen qindra urdhërarreste

TE FUNDIT

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere
23 Gusht, 2025

Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit,...

Lexo më shumë

DW: Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
23 Gusht, 2025

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në...

Lexo më shumë

Nisma ‘Male të pastra’, Rama thirrje qytetarëve: Një mesazh për natyrën e përbashkët

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
23 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje mëngjesin e sotëm qytetarëve që t’i bashkohen nismës “Male të Pastra”, një aksion...

Lexo më shumë

Vendet e punës që po zëvendësohen nga inteligjenca artificiale

Vendet e punës që po zëvendësohen nga inteligjenca artificiale
23 Gusht, 2025

Para pak ditësh A. Aga, në të 50-tat e tij, humbi punën në call center në të cilën po punonte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com