Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analistët: E vështirë të përsëriten zgjedhjet në veri të Kosovës me peticion

2023/09/03 at 9:56 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Analistët: E vështirë të përsëriten zgjedhjet në veri të Kosovës me peticion

Qeveria e Kosovës pritet që gjatë javës së ardhshme të përfundojnë aktet nënligjore që i hapin rrugë peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri të Kosovës dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja.


Nëpërmjet këtij dokumenti pritet të përcaktohen rregullat se si të organizohet peticioni, që do t’u mundësonte qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre.

Por analistë shqiptarë e serbë thonë se peticioni nuk pritet të zgjidh problemin në veri të Kosovës. Politologu serb nga Mitrovica e Veriut, Ognjen Gogiç, thotë për VOA se serbët nuk do t’i nënshtrohen peticionit pasi sipas tij ata nuk dëshirojnë të marrin pjesë në çfarëdo zgjedhje pa u përmbushur kërkesat e tyre.

“Pra komuniteti serb në veri nuk dëshiron të marr pjesë në zgjedhjet e reja pavarësisht se në çfarë mënyre do të shkohet qoftë përmes peticionit apo qoftë përmes dorëheqjes së kryetarëve të komunave. Sa i përket peticionit, serbët nuk do të marrin pjesë për të mbledhur nënshkrimet sepse kjo do të thotë kthim në institucionet e Kosovës gjë që ende nuk dëshirojnë sespe nuk janë përmbushur ende disa kushte që janë paraqitur”, tha ai.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se dokumenti i qeverisë nuk është i mjaftueshëm për të mundësuar zhvillimin e procedurave dhe se bie ndesh me ligjin për Vetëqeverisje lokale.

Ai thotë se shkuarja në zgjedhje përmes peticionit do të zvarrisë procesin e zgjedhjeve në tërësi.

“Problematikë është fakti që duhet që për të administruar një proces i tillë në tërësi dhe për të pasur kryetarë të rinj në komunat veriore mund të na duhen të paktën katër deri në gjashtë muaj kohë në rast se ndiqen të gjitha procedurat nominale siç parashihen me udhëzim administrativ dhe pastaj në bazë të normave dhe standardeve ndërkombëtare se brenda çfarë periudhe duhet të organizohet procesi i votimit për largimin e kryetarëve”, tha ai.

Zgjedhjet e reja në veri janë pjesë e hapave për uljen e tensioneve që shpërthyen pasi kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave veriore me mbështetjen e policisë.

Cakolli thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte dorëheqja e kryetarëve aktual pasi që përmes peticionit nuk ka asnjë siguri që pjesëmarrja e komunitetit serb për largimin e kryetarëve mund të pasohet edhe me pjesëmarrje në zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

“Kësisoj do të mund të arrijmë në pikën kur edhe pse administrohet një proces i votimit dhe kryhen procedurat në fakt vetëm kthehemi në pikën e njejtë ku potencialisht zgjedhen kryetarët e rinj nga radhët e komuniteteve tjera përveç atyre serbe e që pastaj pritet prapë të shkarkohen nga ana e qytetarëve serbë duke ditur sa kompakt ata janë në aspektin demografik por edhe atë të nxitjes nga ana e Listës Serbe apo Beogradit zyrtarë për të votuar për largimin e kryetarëve aktual të komunave”,tha ai.

Në fillim të muajit qershor Bashkimi Evropian kërkoi uljen e tensioneve përmes pezullimit të operacioneve policore në veri, zhvendosjes së kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës tashmë ka përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri dhe është pajtuar për organizimin e zgjedhjeve të reja. Politologu Gogiç thotë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë po dëshirojnë të mbajnë sa më gjatë krizën në veri në mënyrë që të mos përmbushin detyrimet për të cilat janë zotuar.

“Pra edhe njërit edhe tjetrit i konvenon kjo situatë pasi që nuk është më shumë dramatike, kështu që tani është e durueshme, nuk është në atë nivel që mund të ndodhin disa incidente të dhunshme, mendoj se kjo është për Prishtinën, serbët në veri dhe Beogradin situatë më e favorshme sepse kjo situatë në veri u mundëson edhe Beogradit edhe Prishtinës të mos përmbushin detyrimet që dalin nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit”, tha ai.

Gogiç thotë se mënyra më e mirë për tejkalimin e krizës në veri të Kosovës është përmes rritjes së trysnisë nga vendet perëndimore duke pezulluar liberalimin e vizave për Serbinë dhe Kosovën. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar për 14 shtator një takim të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ku do të kërkohen zgjidhje për situatën aktuale ndërmjet të dyja vendeve./VOA

Etiketa: kosoveverizgjedhje


Ju sugjerojmë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

20 Gusht, 2025 9:40 pm
Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
Bota

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

20 Gusht, 2025 9:21 pm
Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues
Aktualitet

Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

20 Gusht, 2025 8:32 pm
CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë
Bota

CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë

20 Gusht, 2025 8:22 pm
Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia
Aktualitet

Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia

20 Gusht, 2025 7:54 pm
SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë  të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Bota

SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

20 Gusht, 2025 7:46 pm
Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici
Aktualitet

Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

20 Gusht, 2025 7:15 pm
Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit
Rajoni

Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit

20 Gusht, 2025 7:09 pm
Shqipëria, kampione e Europës për përdorimin e energjisë së rinovueshme
Aktualitet

Shqipëria, kampione e Europës për përdorimin e energjisë së rinovueshme

20 Gusht, 2025 7:01 pm
“Kemi problem me Hipotekën”, Rama: PS transformon në 2 vite Kadastrën në një shërbim dixhital
Kryesore

Pallati i konfiskuar, Rama: Nuk iu deshën as 10 minuta të dilte kundër shtetit

20 Gusht, 2025 6:44 pm
Para
Aksident i tmerrshëm në Barcelonë, përplaset kampioni i botës Françesko Banjaia

Aksident i tmerrshëm në Barcelonë, përplaset kampioni i botës Françesko Banjaia

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 4 shtator 2023

Ra në gropën e ashensorit në Vlorë, 22-vjeçari grek dërgohet me urgjencë në spital

Ra në gropën e ashensorit në Vlorë, 22-vjeçari grek dërgohet me urgjencë në spital
















TE FUNDIT

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
20 Gusht, 2025

Gjatë ditës së sotme, 20 gusht, janë raportuar 12 vatra zjarri. Nga to janë shuar gjashtë, dy janë aktive ndërsa...

Lexo më shumë

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
20 Gusht, 2025

Udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë dikur se gadishulli ukrainas i Krimesë, i cili është nën...

Lexo më shumë

Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues
20 Gusht, 2025

Një Jet Ski i Policisë Kufitare është përplasur me një Jet Ski tjetër në brigjet e Vlorës gjatë pasdites së...

Lexo më shumë

CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë

CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë
20 Gusht, 2025

Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës (CIA) publikoi një raport të përditësuar të sigurisë në të cilin thuhet se trupat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com