Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, ka njoftuar se do të mbledhë Kryesinë.
Basha lajmëron se takimi do të zhvillohet ditën e sotme në orën 20:00.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Kuvendi Kombëtar i PD-së miratoi ndryshimet në statut e PD-së, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, post të cilin e mori kryetari Lulzim Basha, duke larguar kështu Gazment Bardhin.