Një 43-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të moshuar.
Policia bën me dije se 43-vjeçari është kallëzuar nga një 74-vjeçare. Ajo ka deklaruar se ai e ka ngacmuar seksualisht në banesën e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.