Është shkarkuar nga detyra si mjek pranë spitalit të Traumës anestezisti reanimator Apostol Vaso.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, mjeku shkruan se arsyeja e shkarkimit të tij ka qenë se “ka zero kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim” dhe nuk mund të pajiset me licencë nga Urdhri i Mjekut.
Në reagimin e tij, ai shkruan se pas shkarkimit ka ka tre alternativa; “të dalë e të lypë për të siguruar jetesën”, “të zhduket nga sytë këmbët” ose “të sfidojë këdo qoftë edhe i vetëm”.
Vaso shprehet me ironi se strukturave të vlerësimit të aftësisë punonjësve shëndetësore nuk u interesojnë puna shkencore apo nominimet dhe citimet në revistat më të mëdha të shkencës mjekësore në botë.