Janë publikuar pamjet nga arrestimi i 26-vjeçarit Eldi Allushi, i cili mëngjesin e sotëm shkaktoi një aksident të frikshëm në Tiranë.
I riu teksa drejtonte me shpejtësi të madhe mjetin luksoz “BMË”, ka përfunduar mbi digën e liqenit të Tiranës.
Pasi ka shkaktuar aksidentin, ai është larguar nga vendi i ngjarjes që t’i shpëtonte arrestimit.
Por, rreth orës 15:00, Policia ka mundur të konstatojë vendndodhjen e tij dhe e ka arrestuar.
Ai do të merret në pyetje në lidhje me dinamikën e ngjarjes dhe më pas autoritetet do të thellojnë hetimet.