Policia e Delvinës ka shpallur në kërkim shtetasin Saimir Doda, 32 vjeç, banues në Mirditë.
Mësohet se 32-vjeçari, ka goditur me sende të forta shtetasit Emiliano Çako, 37 vjeç dhe Elsa Xhelili, 40 vjeçe, në fshatin Kopaçez, Delvinë
Policia bën me dije se të lënduarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. D., 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi në fshatin Kopaçez, Delvinë, ka goditur me sende të forta shtetasit E. Ç., 37 vjeç dhe E. XH., 40 vjeçe, banues në fshatin Kopaçez, Delvinë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./Opinion.al