Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mosdakordësi mes Kosovës dhe BE-së për heqjen e masave ndëshkuese

2023/08/19 at 9:28 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Mosdakordësi mes Kosovës dhe BE-së për heqjen e masave ndëshkuese

Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sipas propozimit të Bashkimit Evropian(BE), por thekson se Aneksi për zbatimin e saj duhet të zbatohet “në mënyrë të sekuencuar dhe të balancuar”. Kështu e komenton Qeveria e Kosovës, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, qëndrimin e BE-së se, për heqjen e masave ndëshkuese – krahas hapave të mëtejshëm drejt shtensionimit të situatës në veri – është “me rëndësi thelbësore” zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe Aneksit të zbatimit të tij.

“Kjo përfshin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe [në Kosovë]”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve sipas propozimit të BE-së, është arritur në fund të shkurtit, ndërsa për Aneksin e zbatimit të saj, palët u dakorduan në mars. Kjo marrëveshje parasheh zgjidhjen e shumë çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, marrëveshja ra në plan të dytë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, në fund të majit.

Pse u vendosën masa ndëshkuese ndaj Kosovës?

Në veri të Kosovës, ku jeton popullata shumicë serbe, tensionet u ngritën pasi kryetarët shqiptarë, me ndihmën e policisë, hynë në ndërtesat komunale në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët u përleshën me pjesëtarët e misionit ushtarak paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), në Zveçan. Me atë rast u plagosën rëndë dhe lehtë rreth 90 ushtarë të KFOR-it, si dhe dhjetëra serbë që morën pjesë në përleshje.

BE-ja, e cila prej më shumë se dhjetë vjetësh ndërmjetëson në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përgjegjësinë për këto tensione ia ngarkoi Prishtinës dhe kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës dhe kthimin në dialog. Bashkë me konstatimin se Qeveria e Kosovës po i injoron këto kërkesa, BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj saj, në fund të qershorit, në formë të pezullimit të përkohshëm të punës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Po ashtu, prezenca e Kosovës në organizimet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale është pezulluar.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, më 10 korrik, në Bratisllavë arritën marrëveshje për shtensionim të situatës në veri. Përveç hapave konkretë që kanë të bëjnë me tërheqjen e policisë nga dhe rreth ndërtesave komunale në veri dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, BE-ja theksoi edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të dala nga dialogu.

Qeveria e Kosovës: Masa të padrejta, zbatim me radhë dhe i balancuar i marrëveshjes

Qeveria e Kosovës thekson se pika e parë e marrëveshjes për shtensionim, e cila ka të bëjë me reduktimin e forcave policore, tashmë është përmbushur dhe shton se deri më tani, 50 për qind e policëve janë tërhequr nga dhe rreth objekteve komunale në veri të vendit. Qeveria thekson se është bërë një vlerësim i sigurisë në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in (misionin e BE-së për sundimin e ligjit), siç parashikohet në pikën e dytë të marrëveshjes, dhe se është duke vazhduar përgatitja e udhëzimit administrativ, në bazë të të cilit do të hapet rruga për shpalljen e zgjedhjeve të reja.

“Kosova po respekton dakordimin me BE-në. Në të njëjtën kohë, në terren ne kemi një situatë të shtensionuar në shkallë të konsiderueshme. Siguria është më e mirë. Situata është më e qetë. Janë bërë rreth dy muaj prej kur është shënuar incidenti i fundit i dhunshëm”, thonë nga Qeveria e Kosovës.

Megjithatë, ata shtojnë se Kosova është e vetëdijshme për përshkallëzimin e ri potencial që mund të shkaktohet nga Serbia duke “nxitur urrejtje dhe agresivitet”. Prandaj, siç thuhet në përgjigjen për REL-in, Qeveria e Kosovës beson se masat ndëshkuese të BE-së ishin dhe janë të padrejta, “veçanërisht pas progresit në zbatimin e marrëveshjes për shtensionim dhe përmirësimit të situatës në terren”.

Lidhur me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe Aneksin për zbatimin e saj, Qeveria e Kosovës thekson se Prishtina zyrtare është gjithmonë “e gatshme, konstruktive dhe e përkushtuar” për ta zbatuar marrëveshjen “në mënyrë të sekuencuar dhe të balancuar”.

“Ndërkaq, në anën tjetër, duhet gjithmonë të theksohet refuzimi publik i njëpasnjëshëm i Serbisë për t’i zbatuar ato, bashkë me shkeljet e vazhdueshme, pa asnjë vërejtje apo pasojë nga BE-ja”, thotë Qeveria e Kosovës. Marrëveshja për normalizim ndërmjet dy palëve dhe Aneksi për zbatimin e saj, ndër të tjera, parashohin që Kosova t’u sigurojë pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë një “nivel të caktuar të vetëmenaxhimit”.

Zyrtarë ndërkombëtarë, disa herë kanë thënë se kjo pikë e marrëveshjes ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Marrëveshja për Asociacionin u arrit në vitin 2013 dhe ajo duhet t’u sigurojë autonomi më të madhe serbëve në Kosovë.

BE-ja edhe më tej e shqetësuar

Në përgjigjen për REL-in, Peter Stano thekson se BE-ja është ende e shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës dhe përkujton se është bërë e qartë se do të merren masa, nëse situata nuk shtensionohet. Ai shton se BE-ja mirëpret vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për të reduktuar praninë e policisë, por se janë të nevojshëm hapa të mëtejmë për uljen e tensioneve.

“Për t’i dhënë fund krizës aktuale, do të duhej sa më parë të shpallen zgjedhjet e parakohshme në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Kjo do të thotë, me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, thotë Stano. BE-ja ka njoftuar disa herë se do të vendosë masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë, nëse ajo nuk bashkëpunon lidhur me shtensionimin e situatës. Megjithatë, në përfundim, Stano thekson rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura, përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Pritjet e Kosovës nuk janë realiste”

Demush Shasha nga Instituti Kosovar për Politika Evropiane, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë vlerëson se pritjet e Qeverisë për tërheqjen e masave ndëshkuese nga ana e BE-së, nuk janë reale, gjegjësisht, se hapat e parë drejt shtensionimit janë vetëm nisje në atë drejtim.

Ai konsideron se BE-ja pret që Kosova, pas shtensionimit të situatës në veri, të fillojë zbatimin konkret të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

“Fillimi i zbatimit të marrëveshjes për shtensionim në veri nuk mjafton për të anuluar masat e BE-së, veçanërisht nëse kemi parasysh se BE-ja është e kujdesshme për shkak të skepticizmit që ekziston në Prishtinë ndaj dialogut”, thotë Shasha. Sipas tij, Bashkimi Evropian pret që Qeveria e Albin Kurtit të bëjë një “korrigjim strategjik” në raport me dialogun. “Nuk duhet të jetë vetëm manovër e përkohshme politike rreth fillimit të zbatimit të kërkesës për shtensionim të situatës në veri”, thotë njohësi i politikës evropiane, Shasha.

Shtensionimi i situatës në veri dhe kthimi në dialog janë kërkesa edhe të shteteve perëndimore ndaj Kosovës. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë një bisede me gazetarët në Prishtinë, më 16 gusht, tha se kërkesat e vendit të tij ndaj Qeverisë së Kosovës nuk kanë të bëjnë me presion.

Ai shtoi se Kosova ka të drejtë të marrë vendime në mënyrë të pavarur, por sipas tij, është e dëshirueshme që Kosova t’i pranojë këshillat dhe sugjerimet kur bëhet fjalë për shmangien e tensioneve. Në këtë kontekst, ai tha se nga Kosova kërkohet “ta zbatojë menjëherë Marrëveshjen e Ohrit dhe t’i avancojë negociatat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”. Hovenier, gjithashtu, shprehu qëndrimin se Qeveria e Kosovës nuk duhet ta “kushtëzojë” BE-në lidhur me heqjen e masave, por duhet të punojë për shtendosjen e marrëdhënieve, pa ndërmarrë hapa që mund të çojnë në përshkallëzim të ri./REL


Etiketa: kosove


Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Ndezën zjarr në pyll por dogjën dhjetëra hektarë tokë,në pranga 2 persona

Ndezën zjarr në pyll por dogjën dhjetëra hektarë tokë,në pranga 2 persona

Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

Elbasan/Indiani vdiq gjatë punës në fabrikën e riciklimit të aluminit,në pranga 3 persona

Rama: Me Albinin s’kam asgjë, pavarësisht se është pak marksist

Rama: Brenda vitit të ardhshëm hyn në fuqi paketa e ndëshkimeve ligjore për ndotësit
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com