Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla viziton policin e plagosur: Kush ngre dorë mbi efektivët, ka goditur shtetin

2023/08/16 at 7:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Balla viziton policin e plagosur: Kush ngre dorë mbi efektivët, ka goditur shtetin

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar sot në Spitalin e Vlorës efektivin e policisë, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme pasi ndërhyri për të ndalur një sherr.


Balla deklaron se kushdo që guxon të ngrejë dorë kundër punonjësit të policisë po kryen një krim të rëndë kundër shtetit.

“Mbrëmë, pak para mesnatës jam informuar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe nga drejtori vendor i policisë për këtë ngjarje të rëndë, ku në fakt oficeri ynë ka qenë jashtë shërbimi, por i ndodhur pranë një ngjarjeje dhe një konflikti ka ndërhyrë me qëllimin për të qetësuar palët dhe për të shuar konfliktin ku ka mbetur edhe i plagosur. Falenderoj të gjithë stafin e spitalit rajonal të Vlorës që bënë të mundur që gjendja shëndetësore e efektivit të policisë të stabilizohet. Sot është momenti për të thënë shumë qartë dhe duhet të jetë e prerë se kushdo që do të tentojë të ngrejë dorën kundër një punonjësi policie, të mos i bindet urdhrit të një punonjësi policie, reagimi ynë do të jetë shumë i fortë. Jo vetëm atë që parashikon Kodi Penal në Republikën e Shqipërisë, por është momenti që edhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, t’i kërkoj publikisht që ky rast të hetohet plotësisht. Dhe ndaj personit që guxoi të godasë punonjësin e policisë, të kemi një dënim ekzemplar. Që kushdo tjetër pas këtij rasti, të tentojë më të godasë një punonjës policie, duhet të ketë parasysh që ka goditur shtetin. Dhe shteti do të reagojë me të gjithë forcën e vet ndaj kujtdo që tenton të godasë punonjësin e policisë. Policia është për të ruajtur rendin dhe qetësinë, për të garantuar sigurinë publike”, shprehet Balla.

Balla gjithashtu është shprehur se falë angazhimit edhe të Drejtorisë së Policisë Vlorë janë parandaluar një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. Balla thekson se angazhimi i forcave të policisë dhe bashkëpunimi me të gjitha organet e tjera ligjzbatuese, do vazhdojë të jetë intensiv për të garantuar sigurinë publike maksimale për të gjithë.

“Falë angazhimit të DVP Vlorë, kemi parandaluar në ditët e kaluara një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, të cilat, nëse policia nuk do të kishte reaguar në kohë, – dhe këtu gjej rastin të vlerësoj edhe bashkëpunimin e mirë që kemi me prokurorinë Vlorë – të dëmtojmë dhe shkatërrojmë rrjete të caktuara kriminale, që kanë vepruar prej vitesh në Vlorë dhe që kanë shkaktuar ngjarje kriminale; dhe kjo goditje do të vazhdojë deri sa të çrrënjosim, deri sa të kemi mundësi, çdo lloj veprimtarie kriminale në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë. Dhe dua ta ripërsëris atë që e kam thënë në takime të herëpashershme, ju e keni parë që kam qenë pothuajse çdo javë në Vlorë, sepse jam nisur nga e shkuara. Në të shkuarën kemi pasur plot ngjarje kriminale në Vlorë, të cilat fatkeqësisht kanë ndodhur dhe përgjatë sezonit turistik. Porosia ime, prej ditës së parë në këtë detyrë ka qenë që, duke qenë se, qoftë gushti, apo fund dhjetori, janë momente kur bashkë me gjithë vëllezërit dhe motrat tonë që kthehen nga emigracioni për të kaluar pushimet me familjet e tyre, kthehen edhe elementët kriminalë, të cilët tentojnë që hesapet e tyre kriminale, t’i kryejnë veprat kriminale gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, gatishmëria e forcave të policisë duhet të jetë dhjetëfish më e lartë. Kështu që angazhimi i forcave të policisë dhe bashkëpunimi me të gjitha organet e tjera ligjzbatuese, duhet të vazhdojë të jetë intensiv për të garantuar pikërisht sigurinë publike maksimale për të gjithë, për qytetarët, banorët e Vlorës, por edhe për miqtë e shumtë, për turistët që kanë zgjedhur Vlorën dhe gjithë rivierën shqiptare për të pushuar”, u shpreh Balla.



Ju sugjerojmë

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
Aktualitet

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

11 Qershor, 2026 7:29 pm
Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës

11 Qershor, 2026 6:53 pm
Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave
Sport

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave

11 Qershor, 2026 5:33 pm
SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit
Bota

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

11 Qershor, 2026 4:26 pm
Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë
Kronikë

Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë

11 Qershor, 2026 3:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Paralajmëron Trump: SHBA do godasë “shumë fort” Iranin sonte

11 Qershor, 2026 2:55 pm
Para
McGonigal pranon fajësinë/VOA: Aktpadia në Uashington ka lidhje me Shqipërinë

McGonigal pranon fajësinë/VOA: Aktpadia në Uashington ka lidhje me Shqipërinë

Luigi Soreca rikthehet në Shqipëri, do të drejtojë delegacionin e BE-së në Tiranë

Luigi Soreca rikthehet në Shqipëri, do të drejtojë delegacionin e BE-së në Tiranë

Lituania do t’i mbyllë dy prej gjashtë pikave kufitare me Bjellorusinë

Lituania do t’i mbyllë dy prej gjashtë pikave kufitare me Bjellorusinë
















TE FUNDIT

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
11 Qershor, 2026

Irani mohon Donald Trumpin, i cili kishte nxituar të deklaronte në një postim se jemi shumë afër një marrëveshjeje, dhe...

Lexo më shumë

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
11 Qershor, 2026

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht. Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari...

Lexo më shumë

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
11 Qershor, 2026

Jose Mourinho është rikthyer zyrtarisht në stolin e Real Madrid. Klubi madrilen ka konfirmuar marrëveshjen me trajnerin portugez, duke mbyllur...

Lexo më shumë

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
11 Qershor, 2026

Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara ndaj Iranit, pas, siç tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}