Avokatët e Fredi Belerit kanë paralajmëruar një tjetër kërkesë në SPAK për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës i cili ndodhet në burg i arrestuar prej 12 majit me akuzën e blerjes së votave.
Mediat greke shkruajnë se ata do të kërkojnë lirimin me kushte shtrënguese, pasi data 15 shtator konsiderohet si një ditë kritike. Nëse deri në këtë kohë i zgjedhuri në Himarë ende nuk është betuar, ai rrezikon mandatin ndërsa zgjedhjet për kryetar bashkie duhet të përsëriten. Pas prangosjes së Fredi Belerit më 12 maj bashkë me anëtarin e shtabit elektoral Alfred Kokoneshi, gjykata e Vlorës dhe më pas GJKKO, kanë refuzuar disa kërkesa të avokatëve për lirim.
Në ditët në vijim avokatët e tij do të dorëzojnë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion Shqiptar (SPAK) një kërkesë të re për lirimin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, duke kërkuar që ai të lirohet me kushte shtrënguese. Deri kohët e fundit, autoritetet shqiptare refuzonin kërkesat e lidhura me të me pretendimin se “hetimi është në vazhdim” dhe nëse Beleri kthehej në Himarw “elementë të rëndësishëm të çështjes mund të ndryshoheshin”.
Data kritike për Beleris, edhe pse shumë e cilësojnë ligjin përkatës si të paqartë me shumë interpretime, është 15 shtatori. Deri atëherë ai duhet të betohet dhe të marrë detyrat zyrtare, përndryshe zgjedhjet e Himarës do të përsëriten. Duke reaguar masivisht ndaj taktikave të qeverisë Rama, qytetarët e Himarës organizuan të hënën një tubim të madh proteste në qendër të qytetit, ku morën pjesë kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis dhe kryetari i Bashkisë së Selanikut, Konstantinos Zervas. Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i është kundërpërgjigjur nga burgu deklaratës së Edi Ramës për tubimin e bërë pasditen e së hënës.
Në mënyrë kaustike, Beleris shprehet se “jam i vetmi i arrestuar për shkelje elektorale në 33 vjet. Në 33 vite që dëgjojmë për krime elektorale është arrestuar vetëm një grek dhe në burg është vetëm një grek të cilin kryeministri e cilëson publikisht si armik të tij personal”.
Athina është plotësisht e vetëdijshme se Tirana nuk është e gatshme të respektojë gjithçka që i ka hije një shteti ligjor, edhe nëse kjo do të thotë një “karton i kuq” në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së./Opinion.al