Në Ekuador një tjetër kandidate për Parlamentin, Estefany Puente, ka rënë pre e një sulmi të armatosur në Ekuador, e cila mori lëndime të lehta në krah.
Teksa ishte në makinën e saj së bashku me babain dhe bashkëshortin e saj, 2 persona qëlluan me breshëri plumbash drejt makinës, në xhamin e përparmë nga ana e shoferit dhe më pas u larguan me shpejtësi.
Ditën e djeshme, Kandidati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ekuador, Fernando Villavicencio, është ekzekutuar gjatë një tubimi të fushatës. Ish anëtari i asamblesë kombëtare të vendit u qëllua me 3 plumba teksa po largohej nga ngjarja në veri të vendit në Kuito të mërkurën.
Muajt e fundit, vendi po përjeton një valë dhune të lidhur me trafikun e drogës.