Dy persona që drejtonin automjetet, në efektin e lëndëve narkotike janë vënë në pranga nga policia.
Efektivët e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. B., dhe S. L.
Këta shtetas u ndaluan për kontroll pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet e tyre, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se këta shtetas drejtonin automjetet, në efektin e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al