Emigrantët e paligjshëm që shkojnë drejt Britanisë së Madhe kanë qenë sërish në vëmendje të qeverisë britanike.
Sekretarja e brendshme, Suella Braverman është shprehur së fundmi se avokatët që i ndihmojnë azilkërkuesit për të mashtruar sistemin britanik të emigracionit “duhet të burgosen”.
Braverman, 43 vjeç, i tha Mail të dielën se një qëndrim i tillë do të pengonte “kriminelët dhe mashtruesit” që përpiqen të mashtrojnë sistemin.
“Këta të ashtuquajtur avokatë të imigracionit, janë ekspozuar shumë fuqishëm si kriminelë dhe mashtrues, duke i trajnuar emigrantët se si të gënjejnë për të kaluar sistemin tonë, si të luajnë me sistemin tonë, si të luajnë me rregullat tona, ata po mashtrojnë popullin britanik. ”, tha Braverman.
“Kam punuar vetë si avokate para se të isha deputete dhe e di se me çfarë kemi të bëjmë këtu.
Më tej ajo shtoi: “Ne kemi një raketë, kemi një industri njerëzish që pretendojnë të jenë profesionistë, që pretendojnë të jenë legjitimë, por në fakt nën sipërfaqe gënjejnë ose mashtrojnë dhe shkelin ligjin, dhe ne duhet të godasim mbi ta.”/Opinion.al