Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nënë e bijë koleksionojnë mbi 1 mijë veshje kombëtare nga rajoni i Hasit të Prizrenit

2023/08/06 at 6:08 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nënë e bijë koleksionojnë mbi 1 mijë veshje kombëtare nga rajoni i Hasit të Prizrenit

Arbnora Kolgjeraj Rexha dhe e ëma e saj, Lajde Kolgjeraj, ia kanë caktuar vetes një qëllim të vetëm: ta promovojnë dhe ruajnë trashëgimin kulturore të veshjesh kombëtare nga rajoni i Hasit të Prizrenit.


Arbnora, etnologe dhe antropologe e kulturës, tregon se ajo se çfarë e ka frymëzuar më së shumti ta zgjedhë këtë rrugë, ishte nëna e saj Lajdja, e cila është koleksioniste e rreth 1.000 copave, kryesisht veshjeve nga rajoni i Hasit dhe njëherësh drejtoreshë e ansamblit folklorik “Katarina Josipi” në Zym të Hasit.

Këtë koleksion e ka filluar nëna pas luftës, diku në vitin 2000-2002, e ka nxitur ajo se shumë prej banorëve kanë qenë në mërgim dhe i kanë lënë veshjet në shtëpi dhe [ato] janë dëmtuar, dhe [nënës] iu kanë dhimbsur shumë sesi po e humbasin një pasuri”, thotë Arbnora për Radion Evropa e Lirë (REL).

Koleksionistja 54-vjeçare nga Hasi, Ladja, tregon se kur ka filluar të merret me gjetjen e veshjeve kombëtare, e ka bërë thjesht nga pasioni dhe dashuria e bartur brez pas brezi brenda familjes së saj në jug të Kosovës, rreth 85 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë.

“Në fillim ka qenë pasioni për t’i ruajtur, e tash ia vlen të ruhen, sepse është një pasuri që nuk mund të përsëritet asnjëherë”, thotë Ladja.

Ajo beson se falë punës së saj janë vetëdijesuar edhe qytetarët për rëndësinë e veshjeve kombëtare në ditët e sotme. “Njerëzit na thonë ju po na ndritni fytyrën”, tregon drejtoresha e ansamblit.

Një koleksion i tillë me rreth 1.000 copë veshjesh kombëtare, kryesisht nga rajoni i Hasit, është duke u ruajtur në shtëpinë e Ladjes.

Që të dyja shprehen se si synim e kanë edhe hapjen e një muzeu afër shtëpisë, pasi besojnë se, jo vetëm që do të ishte më e lehtë mirëmbajtja e veshjeve në një ambient më të përshtatshëm, por edhe të interesuarit do të kishin mundësi t’i vizitonin ato, pasi për shkak të rrethanave, shpeshherë detyrohen t’i kthejnë mbrapsht vizitorët.

“Ne, deri tash, një dhomë e kemi pasur të bllokuar me veshje, tash e kemi edhe një dhomë tjetër, si dhe një pjesë të korridorit. Nuk kemi kërkuar mbështetje sa i përket ndërtimit të muzeut, sepse e dimë se ministria nuk investon në investime të vrazhda, pra kapitale, si dhe nuk kemi gjetur një fondacion që i mbështet projektet e tilla”, shpjegon Arbnora, e cila ligjëron lëndën e trashëgimisë kulturore historike, në shkollën e mesme të lartë “Qendra e Kompetencës” në Prizren.

Sipas Strategjisë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore 2017-2027 e Qeverisë së Kosovës, trashëgimia kulturore përcaktohet si shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, që do të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes efektive në avancimin e sistemit të mbrojtjes.

Në të adresohen aspektet themelore që në mënyrë të drejtpërdrejtë synojnë promovimin e vlerave reale socio-kulturore dhe ekonomike të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës, si dhe rritjen e dukshmërisë së vlerave potenciale të saj.

Antropologia ka të publikuar gjithashtu edhe katalogun: “motivet në veshjet popullore të grave të Hasit”, ku shpalos diversitetin e trashëgimisë kulturore duke i prezantuar emërtimet, simbolet si dhe motivet e veshjeve.

Në punën e saj hulumtuese, ajo identifikoi motivet gjeometrike, antropomorfe, zoomorfe, floreale, shprehje të asimetrisë dhe simetrisë.

Ajo e veçon si të preferuarën e saj jelekun e arit, pasi “është shumë unik dhe ka motiv antropomorf, nuk kam hasur në një model të tillë deri më tash”.

Sa i përket fokusit në koleksion, nëne e bijë shpjegojnë se e kanë kompletuar koleksionin me bashkëpunim të ndërsjellë, ku Ladja thirrej nga persona të ndryshëm për ta marrë një veshje, ndërsa Arbnora për hulumtimin e kryesisht motiveve pas tyre.

Arbnora theksoi se një nga mënyrat se si mund të veçohet vjetërsia e rrobës, është materiali nga i cili është punuar.

“[Cilat janë] më të vjetrat nuk mundem ta dimë saktësisht, ndoshta diku 150 vjet. Për shembull, nëse është e punuar nga materiali i leshit, është pak më e vjetër”, u shpreh antropologia e kulturës.

Një palë doreza janë më të fundit të cilat i janë shtuar koleksionit, të cilat u punuan disa dekada më parë.

Që të dyja shpresojnë se nga puna e tyre, njerëz të moshave të ndryshme, por në veçanti të rinjtë, të frymëzohen për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në mënyrë që të bartet dashuria për to edhe te brezat e ardhshëm./REL

 

 

 



Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Festa me shallin e Napolit tradhton mafiozin italian, kapet në Greqi pas 11 vitesh arrati

Festa me shallin e Napolit tradhton mafiozin italian, kapet në Greqi pas 11 vitesh arrati

Treni doli nga shinat, shkon në 30 numri i të vdekurve në Pakistan

Treni doli nga shinat, shkon në 30 numri i të vdekurve në Pakistan

La Repubblica: Italianët ikin nga çmimet e çmendura të Italisë drejt plazheve shqiptare

La Repubblica: Italianët ikin nga çmimet e çmendura të Italisë drejt plazheve shqiptare
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com