Të tjera detaje janë bërë të ditura nga operacioni i Policisë së Shtetit për zbulimin e 125 bimëve të kanabisit në repartin ushtarak të Zall Herrit.
Mësohet se ishte droni i policisë që kontrollon sipërfaqet e mbjella me kanabis, që identifikoi sipërfaqen në territorin e repartit.
Sipas burimeve të policisë, bimët ishin mbjellë rreth 2 muaj më parë dhe kishin arritur një lartësi mbi 50 cm, raporton “News24”.
Hetimet e policisë dhe prokurorisë do të zbulojnë personat që i mbollën bimët narkotike dhe përse drejtuesit e repartit nuk e raportuan situatën.
Policia ka vënë në pranga tre punonjës të reparti të Zall Herrit; Shefin e Seksionit të Sigurisë Gramoz Mullai, Specialistin për Zbulimin Rustem Koçi dhe Specialistin e sigurisë Gentian Zhurda, ndërsa ka proceduar penalisht komandantin e repartit, një zëvendëskomandat, një specialist dhe një magazinier.
Kujtojmë faktin se kanabisi ishte mbjell brenda territorit të repartit ushtarak të Zall Herrit, një prej reparteve më të rëndësishme të ushtrisë së një vendi anëtar të NATO-s.