Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Alpha Show 2”, magjia e një nate vere

2023/08/05 at 4:45 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Alpha Show 2”, magjia e një nate vere

Një tjetër koncert, që shënoi një tjetër histori suksesi, për të cilën Noizy sot duhet të ndjehet shumë krenar. E kish premtuar se do të rikthehej me “Alpha Show”, në përmasa edhe më të mëdha se ai i një vere më parë dhe e realizoi 100% atë.

Në skenën gjigande, të konceptuar si një qytet magjik “Alpha City”, efektet vizuale, dritat, fishekzjarret e ndiznin edhe më fort atmosferën që sillte çdo artist i ftuar në këtë natë të madhe, që do të ishte epilogu i duhur i përmbylljes së koncerteve të shumta, që e kanë zhurmuar bukur Tiranën e kësaj vere.

Dhe s’ishin të paktë këngëtarët më në zë të tregut muzikor mbarë shqiptarë, që Noizy i mblodhi edhe një herë në koncertin e tij. Ndërsa Stine, Westside family, Elgit Doda, Buta, Era Istrefi, Ledri Vula, Varrosi, MC Kresha, Ylli Limani etj, i linin radhën njëri- tjetrit në një maratonë muzikore shumë të larmishme rrymash e ritmesh, masa e madhe e njerëzve filluan të ndjenin ardhjen e momentit kulminat: hyrjen e Noizyt në skenë. Pritja u ndez edhe më fort nga fikja e dritave në skenë. Kurioziteti u shtua edhe më shumë kur nisi të dëgjohej tingulli i parë i intros. Emocioni i përshkroi në të qind të sekondit të gjithë kur njerëzit kuptuan se ai tingull i përkiste këngës “Noku i vogël” të cilën Noizy ia ka kushtuar vajzës së tij. Pastaj adrenalina u ngrit në maksimum kur sheshi nisi të oshëtijë i tëri me “Jena mbretër 2”. Që prej atij momenti e deri në sekondin e fundit të atij koncerti, pa ndalim, njerëzit kënduar njëzëri me Noizyn “Në fund të botës”, “Kontroll”, “I lumtur”, “Jeta sjell”, “Fatos Nano”…pastaj edhe duetet që i përkasin gjithashtu albumit “Alpha”, “Tingujt e kitarës” me Stine, “My All” me Elvana Gjatën, “Kallma” me Dhurata Dorën”, “Yalla” me Ylli Limanin e “Medalionin” me Stresin… pastaj dhe gjithë repertorin që do të vinte më pas aq sa 16 Bars, Noizy s’do të kishte nevojë ta këndonte fare, sepse pas Varrosit dhe MC Kreshës, pjesa e tij “O sa bukur pa shikoje toplisten… thellë në det thirrëm kapiten” u këndua nga kori magjik.

Dukej si sureale por në fakt ishte e vërtetë e gjithë kjo gjendje, të cilën ai po e shijonte nga lart, pasi ishte ngjitur në një tjetër platformë të lartë, ndërtuar përballë skenës së madhe, mu në mes të sheshit, për të qenë më afër njerëzve që mbrëmë duhet ta kenë ndjerë veten OTR sidomos kur Noizy do të bëntë mbylljen me hitin e tij të çdo kohe: “OTR me zemër”, për t’ja lënë pastaj vendin falenderimeve me zemër, pikërish për ata që ishin aty, bashkë me të, si pjesë shumë e rëndësishme e gjithë karrierës muzikore e si dëshmitarë të suksesit të tij të madh të radhës. Të cilin premtoi se do ta risjellë përsëri, edhe vitin që vjen. Askush, asnjëherë s’ka dyshuar në fuqitë artistike që Noizy ka. Dy edicionet e “Alpha Show” janë tashmë thjesht vula e pakontestueshme e artistit që di të thyej veç rekorde.

Ju sugjerojmë

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur
Kronikë

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

1 Dhjetor, 2025 12:25 pm
Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës
Kronikë

Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës

1 Dhjetor, 2025 12:23 pm
Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
Aktualitet

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

1 Dhjetor, 2025 12:18 pm
Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
Kryesore

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

1 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro
Bota

Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro

1 Dhjetor, 2025 12:04 pm
Trump-Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten
Bota

Trump-Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten

1 Dhjetor, 2025 12:02 pm
Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
Kronikë

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm

1 Dhjetor, 2025 11:58 am
Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra

1 Dhjetor, 2025 11:01 am
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

1 Dhjetor, 2025 10:30 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

1 Dhjetor, 2025 10:01 am
Para
“Jep dorëheqjen menjëherë”, Berisha-kreut të ILD: Është anëtarë i organizatës kriminale

“Jep dorëheqjen menjëherë”, Berisha-kreut të ILD: Është anëtarë i organizatës kriminale

Ukraina godet cisternën ruse të naftës me dron detar

Ukraina godet cisternën ruse të naftës me dron detar

Aksident i trefishtë në Korçë, 7 të lënduar. Pamje nga vendngjarja (Foto)

Aksident i trefishtë në Korçë, 7 të lënduar. Pamje nga vendngjarja (Foto)

TE FUNDIT

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur
1 Dhjetor, 2025

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku viktimë mbeti Edmond...

Lexo më shumë

Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës

Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës
1 Dhjetor, 2025

Vihen në pranga 7 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një drejtues mjeti për posedim të...

Lexo më shumë

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
1 Dhjetor, 2025

Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim për qytetarët e Vlorës. Pasditen e sotme qentë kanë sulmuar një person i...

Lexo më shumë

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
1 Dhjetor, 2025

“Uroj që kreu i ri i SPAK të mos jetë i kapur”. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike Sali...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com