Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas mesazhit që i gjeti e bija në telefon, Gjergji e dhunoi Luizën në sy të fëmijëve

2023/08/04 at 8:43 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas mesazhit që i gjeti e bija në telefon, Gjergji e dhunoi Luizën në sy të fëmijëve

Mbrëmjen e 29 Korrikut, një krim makabër tronditi fshatin Zëmblak të Maliqit dhe mbarë opinionin publik.


Luiza Mullalli, 46 vjeçe, u vra nga dora e bashkëshortit të saj, Gjergji Mullalli, i cili pasi e ekzekutoi me armë zjarri trupin e saj e mbështolli me çarçaf dhe e hodhi në gropën septike të banesës. Një ditë më pas, teksa 55-vjeçari ishte në kërkim nga policia, ai e drejtoi armën nga vetja, duke e çuar kështu bilancin e kësaj ngjarjeje tragjike në dy të vdekur. Luiza dhe Gjergji kishin 25 vjet të martuar dhe ishin prindër të 3 fëmijëve.

Por cila ishte arsyeja që martesa e tyre, e cila kishte pasur shumë ditë të mira, arriti deri në këtë pikë?

Emisioni Uniko nga gazetari Spartak Koka, sjell detaje, me prova dhe dokumente, që tregojnë se Luiza kishte vite që vuante dhunën e përsëritur të bashkëshortit. Dy herë iu ishte drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje e në fund kishte kërkuar divorcin.

Rasti i parë, siç zbulohet në vendimin e gjykatës që përcjell emisioni Uniko, daton në vitin 2018.

Një mesazh dashurie i ardhur në telefonin e Gjergjit, do të trondiste martesën e tyre. Kishte qenë njëra prej vajzave e cila e kishte parë këtë mesazh. Pikërisht kjo ishte zanafilla e një dhune të vazhdueshme ndaj Luizës, e cila në gjykatë rrëfente se bashkëshorti e kishte kapur nga fyti në sy të vajzave.

Pasi mësoi për mesazhin, Luiza u tha të bija se nëse ai kishte lidhje martesore, atëherë ajo do të kërkonte divorcin, bisedë kjo që u dëgjua nga Gjergji e që duket se ishte dhe shkak për dhunën që do të ndodhte vetëm një ditë më pas, më 14 Shtator të 2018-s.

“…(Kur u kthyen në shtëpi) vajzat nuk e gjetën çelësin në vendin ku e linin zakonisht, pasi Gjergji e kishte marrë me vete dhe së bashku me djalin kishin shkuar në arë. Pasi (Luiza) është kthyer në shtëpi dhe vajzat prisnin në oborr dhe i ati nuk përgjigjej në telefon, ajo e hapi derën me kaçavidë dhe hyri brenda. Kur Gjergji u kthye nga puna dhe pa derën e hapur, fillimisht e fyeu e kërcënoi të shoqen. Më pas e kapi nga fyti dhe e goditi, por në këtë moment ndërhynë vajzat që e larguan. Pas këtyre veprimeve njoftoi policinë. Inspektori i policisë së zonës shkoi në shtëpinë e tyre, i pyeti për ngjarjen dhe plotësoi padinë për lëshim urdhër mbrojtje”.

Luiza kërkoi që në gjykatë të merreshin në pyetje dhe dy vajzat të cilat gjatë dëshmisë konfirmuan pretendimet e Luizës duke deklaruar se shkaku i mosmarrëveshjeve ka qenë një mesazh i gjetur në telefonin e babait të tyre, kurse në datë 14 Shtator 2018 babai r ka kapur për fyti mamanë dhe e ka goditur për shkak se ajo e kishte hapur derën me një kaçavidë.

Gjykata e pranoi kërkesën e Luizës dhe ndaj saj u lëshua urdhri i mbrojtjes.

Vetë Gjergji, në dëshminë e tij para gjykatës në atë kohë, tha se ishte i penduar për sjelljen e tij e se kjo nuk do të përsëritej më.

“Veprimet i kam kryer në gjaknxehtësi dhe veprime të tilla nuk do të përsëriten”, shprehej ai.

Etiketa: Gjergji MullalliLuiza Mullallimaliqvrasje


Ju sugjerojmë

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Kronikë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

5 Korrik, 2026 12:07 pm
Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump

5 Korrik, 2026 12:00 pm
Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
Kryesore

“Po i dëgjojmë protestuesit”, Rama për tubimet: Dialogu po pengohet nga…

5 Korrik, 2026 11:54 am
Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
Aktualitet

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

5 Korrik, 2026 10:32 am
Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
Aktualitet

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026 10:18 am
Para
Greqia do të kufizojë numrin e vizitorëve në Akropol

Greqia do të kufizojë numrin e vizitorëve në Akropol

Nga avioni në jaht, familja e Emirit të Katarit me pushime në Shqipëri

Nga avioni në jaht, familja e Emirit të Katarit me pushime në Shqipëri

Akuzohet për fshehjen e 225 mijë $, avokati i McGonigal: Çështja mund të zgjidhet pa gjyq

Akuzohet për fshehjen e 225 mijë $, avokati i McGonigal: Çështja mund të zgjidhet pa gjyq
















TE FUNDIT

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
5 Korrik, 2026

Forcat zjarrfikëse, helikopterë të Forcave të Armatosura, si dhe dhjetëra efektivë po punojnë për shuarjen e flakëve në Fier. Ndërkohë,...

Lexo më shumë

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
5 Korrik, 2026

Dje shqiptarët përsëritën 20 shkurtin e vitit 1990 dhe me simbolizma organizuan funeralin politik të Edi Ramës”. Kështu u shpreh...

Lexo më shumë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
5 Korrik, 2026

Është mbyllur seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për 21 protestuesit e arrestuar pas tensioneve së të së enjtes para...

Lexo më shumë

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
5 Korrik, 2026

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë, në Bashkinë Fier. Pas njoftimit nga banorët,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}