Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E do sakat apo të vdekur?” Përgjimet e biznesmenit për ekzekutimin e Kleant Musabelliut

2023/08/04 at 3:20 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“E do sakat apo të vdekur?” Përgjimet e biznesmenit për ekzekutimin e Kleant Musabelliut

Janë zbardhur të tjera komunikime nga dosja “Metamorfoza” mes grupit që porositi 4 atentate në vitet 2020-2021. Klan News, ka siguruar dosjen me përgjime. Mes atentateve, ishte edhe ai ndaj Gjin Boriçit (Ndojit), i cili humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.


Atë e donte të vdekur Ervis Martinaj. Por mes tij dhe Behar Brajoviç (Bajri) është aplikuar “metoda me ndërrim”. Pra Behar Bajri ka marrë përsipër vrasjen e Gjin Ndojit, ndërsa Ervis Martinaj do të vriste Kleant Musabelliun menjëherë pas vrasjes së Ndojit.

Për vrasjen e Kleant Musabelliut interesohej biznesmeni Pëllumb Gjoka. Për këtë ai ka kontraktuar Behar Brajoviç dhe lidhjet e tij. Në këmbim të vrasjes së Musabelliu, Gjoka do të paguante shumën prej rreth 100.000 deri në 120.000 euro. Behar Brajoviç ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen, të cilët do të ishin vrasës me pagesë.

Edmond Preka duke qenë person shumë i afërt i shtetasit Pëllumb Gjoka ka pasur dijeni për çdo planifikim për vrasjen e shtetasit Klenathi Musabelliu dhe ka kryer edhe veprime aktive për organizimin e kushteve për vrasje.

Për këtë vrasje, Bajri fillimisht ka organizuar persona të huaj (jo shqiptarë) të ardhur nga shteti i Kosovës dhe i Serbisë për vrasjen e Musabelliut. Më pas, është aplikuar metoda “me ndërrim”.

Në këtë rast, Klaodor Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacionit në lidhje me lëvizjet, kontaktet, vendbanimin, ndjekje dhe çdo të dhënë tjetër me interes për Kleant Musabelliun.

Përgjimet

Pëllumb Gjoka i shkruan Behar Brajoviç: Vëlla, nëse edhe një javë nuk më vjen dikush që jam duke prit, a ma gjen një për me mbaru një punë në Tiranë.

Behari i përgjigjet: Po mo vlla, ca të dush, ca të kesh ti personale ta kryej unë vetë.

Pëllumb Gjoka: Jo vëlla, duhet me lek, ndonjë që nuk e ke afër.

Behar Brajoviç: A po thua për atë, për punën tënde?

Pëllumb Gjoka: Po.

Behar Brajoviç: Atë ta kryej unë vetë, nuk ke nevojë me i thënë kërkujt, vetëm leji një njeri në shpinë, se ku rrin. Du me ta kry, për qef.

Pëllumb Gjoka: Jo vëlla, nuk bëhet fjalë, duhet ndonjë që është larg.

Behar Brajoviç: Po kam edhe larg, nga Kosova, po kur të takona po flasim.

Pëllumb Gjoka: Puna është që don shofer ai i Kosovës, por flasim kur të takohemi.

Behar Brajoviç: I kam unë me shofer dhe me tana. Nuk janë nga veriu, deri sa t’ju them se janë dy veta? Sa lek ju ofron se janë dy veta?

Më datë 09.07.2020 ora 09.30 Behar Brajoviç komunikon sërish me Pëllumb Gjokën.

Behar Brajoviç: Unë fola për atë punën tënde dhe më thanë sa paguan. Donin me dit se sa, se për ta kry e kryejnë, vetëm a del.

Pëllumb Gjoka: 50-60-70-80-90-100. Del në rrugë të madhe, është i falur.

Behar Brajoviç: A të ta kryej unë dhe nuk ke detyrim me i dhënë kujt asnjë cent?

Pëllumb Gjoka: Jooo, nuk është punë për ty. Atëherë, hallexhia pagun.

Behar Brajoviç: 100 kërkojnë kto kurva, ose të ta kryej unë.

Pëllumb Gjoka: 100 me ju dhënë vlla.

Behar Brajoviç: Ta kryej unë vëlla dhe mos jep asnjë lek, ose ta paguajmë bashkë.

Pëllumb Gjoka: Jo nuk është punë për ty. Edhe 10 të tjera i kanë shpërblim për punë të pastër. Kur të takohemi do të flasim.

Behar Brajoviç: Punën e bëjnë të pastër.

Më datë 10 Gusht 2020 në orën 20.29 Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me Klodor Hakën.

Klodor Haka: Takova ato njerëzit në Tiranë, i çova tek shtëpia e atij, ja tregova çdo gja, hyrje-dalje, rrugën që bën i dhashë dhe foto. Ato u dukën kamikaz për këtë punë, foli me siguri d.m.th ik pa merak vëlla e ke të kryme. Ishalla po e kryjmë tha për dy dit ose një javë. U futa me makinë të tyre andej. Tash fol me Visin se ja kam dhënë foto atyre unë, çdo gjë ja kam detaju. Ka një favor se aty hyn dhe aty del, s’ka rrugë tjetër. Oraret nga cila orë mund të dali, deri në çfarë ore. Foli me siguri, po tha Visi tha, i q*het motra e ke në tokë. Gjushin me motorr, ishte bashkë me një tjetër që e njoh unë, është shumë i mirë për motorr.

Në orën 20.47 shtetasi Klodor Haka komunikon me Ervis Martinaj. Klodori e pyet, “nëse e takove shokun?”

Në vazhdimësi Klodori i tregon: E takova, e çova tek shtëpia, ja tregova rrugën, oraret kur lëviz, ja dhashë dhe foton se kush është, çdo gjë e ka të qartë. Tani lidhu vetë ti me të se më tha që skam fol me “V”. Ja dhashë të gjitha infot, se vetëm një opsion, nga hyn dhe del në një vend, e ka skicën e bërë. Se e ka direkt në rrugë dhe e ka mbarë aty. Gjithsesi po erdhe ti më shkruaj, natën.

Në orën 22.10 Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me Pëllumb Gjokën ku i kërkon që të qëndrojë pranë kamerave për të pasur alibi.

Behar Brajoviç: Shpejt kryhet puna, fola me të…

Më datë 12 Gusht 2020 Brajoviç flet sërish me Pëllumb Gjokën.

Behari i shprehet duke i thënë: O vëlla afati është deri me 1 Shtator mund t’i shkoj atij, është punë orësh, punë ditësh. Këtë muaj rri nëpër kamera.

Pëllumb Gjoka: Kur e mendon ditën?

Behar Brajoviç: Unë me atë jam marrë, i thash si e kena lënë dhe më tha që nuk e kap data 1 Shtator dhe e kam pre dorën me të. Dhe pastaj kam me ja kry atë kurv * n tjetër, dy për një. Ai që iku dhe ky “Manueli” duhet me ja kry meqë ta kryn ktë.

Pëllumb Gjoka: Ok vëlla.

Behar Brajoviç: Flije mendjen se nuk ma han fjalën se me fitim ka dal ky dhe nuk është se është duke bërë gjë gratis.

Pëllumb Gjoka: Shikoje vetë vetëm mos na fut në borxh tek ai.

Komunikime ka pasur edhe mes Klodor Hakës dhe Pëllumb Gjokës.

Klodor Haka: Është mirë puna vetëm më duhej noj foto se i kam pas heq atë ditë në Shkodër. I dua për “Kapedanin” se donte me i pa, se unë i kam pas fshi. Kanë has njerëzit pa merak. Kishte qef “Kapedani” me i pa, po unë i kam pas fshi, që tek puna e Shkodrës, prandaj ti lypa ty. Është çdo gjë në rregull kan has dhe njerëzit në të, nuk ngatërrohet ky se është i vecantë me njerëzit e normal. Është çdo gjë e detajuar, informacioni 10, çdo lëvizje, çdo rrugë, oraret të gjitha. E shikoj me orë të numëruara, shpejt do hamë darkën.

Ndërsa Behar Brajoviç i kërkon Pëllumb Gjokës që deri të dielën të mos shkojë në Tiranë.

Behari i shkruan: Deri ditën e diel mos hajde në Tiranë sepse do kryhet, të hënën mundesh me ardh.

Pëllumb Gjoka: Këtu kam nejt në kamera.

Behar Brajoviç: E don sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thash të të pyes një herë.

Pëllumb Gjoka: Të vdekur vëlla.

Behar Brajoviç: Se këta më kollaj e kanë të vdekur.

Pëllumb Gjoka: Edhe unë ashtu e dua.

Pëllumb Gjoka donte të eliminonte Kleant Muasabelliun, pasi ky i fundit e kishte plagosur disa vite më parë. /tvklan.al



Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
E zënë poshtë pllakat e mermerit, ndërron jetë 52-vjeçari në Durrës

I ranë pllakat nga kamioni në trup, arrestohet shoferi, nuk ndihmoi 52-vjeçarin

Video/Përmbytjet dëmtojnë rrugën në Kinë, momenti kur makina bie në gropë

Video/Përmbytjet dëmtojnë rrugën në Kinë, momenti kur makina bie në gropë

Emigracion rekord në 2022, BE dha 74 mijë leje qëndrimi.Kanë ikur 832 mijë persona

Emigracion rekord në 2022, BE dha 74 mijë leje qëndrimi.Kanë ikur 832 mijë persona
















TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com