Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A maskohen mercenarët e Wagnerit si emigrantë?

2023/08/03 at 9:19 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A maskohen mercenarët e Wagnerit si emigrantë?

Mercenarët e Wagnerit dyshohet se po shkojnë në Poloni të maskuar si emigrantë. A është kjo e vërtetë? Ja faktet e DW!


Të frikësosh Poloninë – ky ishte me sa duket qëllimi i fundit i presidentit bjellorus Aleksandar Lukashenko dhe presidentit rus Vladimir Putin. Në një takim mes të dyve më 21 korrik në Shën Petersburg, Lukashenko shpjegoi se mercenarët e grupit rus Wagner të vendosur në vendin e tij “kërkonin të bëjnë një shetitje deri në Varshavë dhe Rzeshov”.Politikanët polakë dhe media polake reaguan menjëherë. Edhe kryeministri polak Mateusz Moraviecki komentoi grupin Wagner, i cili mund të jetë në rrugën e tij drejt kufirit polak. Ai ka informacione se më shumë se njëqind mercenarë të grupit Wagner janë nisur në drejtim të luginës Suvalki, domethënë në pjesën e kufirit midis Lituanisë dhe Polonisë, që shtrihet nga enklava ruse e Kaliningradit në Bjellorusi.Ndërkohë në internet po qarkullojnë informacione se mercenarët e Wagnerit tashmë po vijnë në Poloni pothuajse pa u vënë re.
A po futen mercenarët e Wagnerit si migrantë në Poloni?Pohimet:
 “Mercenarët e Wagnerit po futen në Poloni si refugjatë e migrantë”, pohojnë disa përdorues në Twitter, për shembull, në gjermanisht dhe anglisht. Ata i referohen transmetuesit polak Polsat News, i cili raportoi për të. “Është e sigurt që në vend po hyjnë emigrantë të paligjshëm nga Bjellorusia, të cilët në fakt janë luftëtarë të Grupit Wagner”, shton një nga përdoruesit.DW-Faktencheck: Nuk ka dëshmi të mjaftueshme!Shkrimet në Twitter i referohen një interviste të transmetuesit polak Polsat News të publikuar më 28 korrik me politikanin opozitar bjellorus Pavel Latuschka, i cili jeton në mërgim në Varshavë. Por në këtë intervistë ai nuk flet si fakt për pushtimin e Polonisë nga mercenarët e Wagnerit që po kalojnë nga Bjellorusia dhe po futen në Poloni “nën maskën e emigrantëve”. Latushka thjesht bën supozime.Në intervistë, ai thotë se tashmë mund të ketë disa mijëra mercenarë Wagner në Bjellorusi – dhe shton se mund të paramendohet “që planet e Lukashenkos dhe Putinit mund të jenë të drejtojnë mercenarët e Wagnerit të maskuar si emigrantë drejt kufirit me Poloninë për të provokuar një konflikt atje, në një vend të NATO-s”. Pra, ai flet për këtë thjesht në mënyrë hipotetike.Ekipi i Latushkas e konfirmoi këtë me shkrim në një përgjigje për DW: “Z. Latushka nuk pretendoi se mercenarët e Wagnerit kanë hyrë në Poloni ‘të maskuar si emigrantë’. Nuk ka asnjë provë për këtë.”Edhe
Moraviecki komentoi mundësinë e maskimit të mercenarëve të Wagnerit si emigrantë
Kryeministri polak e komentoi këtë çështje më 29 korrik, gjatë një vizite në një fabrikë armatimi në Glivice. Ai bëri dy supozime për mercenarët Wagner në Bjellorusi. Për një gjë, Moraviecki tha: “Me sa duket ata do të përpiqen të pushtojnë edhe Poloninë duke u paraqitur si emigrantë të paligjshëm.”Nga ana tjetër, mercenarët e Wagnerit “ndoshta” do të maskoheshin edhe si roje kufitare bjelloruse dhe “të ndihmojnë emigrantët e paligjshëm të hyjnë në territorin polak për të destabilizuar Poloninë”.Këto pretendime janë vetëm hamendje për të ardhmen, pa asnjë provë mbështetëse. Partia populiste e krahut të djathtë në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) tërheq vazhdimisht vëmendjen me pretendimet antimigrante.Ndërkohë, ekspertët politikë thonë se kërcënimet e Rusisë dhe Bjellorusisë kundër Polonisë janë të inskenuara. Me kërcënimet e saj kundër shtetit të NATO-s, Rusia po përpiqet të zvogëlojë mbështetjen për Ukrainën. “Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në Poloni në vjeshtë. Si Putini ashtu edhe Lukashenko po përpiqen të ndikojnë në to, duke përfshirë edhe kërcënimet, në mënyrë që votuesit të lëvizin në drejtimin ‘e duhur’,” thotë Ryhor Nizhnikau, studiues i lartë në Institutin Finlandez për Çështjet Ndërkombëtare, në intervistën për DW. Pra, qëllimi është që Polonia të mos merret si shkas për futje në një luftë  dhe “të parandalohet një luftë të tretë botërore”, shpjegon Nizhnikau.Përfundim: Nuk ka asnjë provë që mercenarët e Wagner nga Bjellorusia “të maskuar” ose të maskuar si emigrantë janë futur në Poloni dhe e kanë pushtuar këtë vend. Edhe Latushka dhe Moraviecki bëjnë vetëm supozime./DW


Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
Uashingtoni rrit sigurinë para paraqitjes së Trumpit në gjykatë

Uashingtoni rrit sigurinë para paraqitjes së Trumpit në gjykatë

Lëkundje sizmike në ishullin e Kretës, sa ishte magnituda

Lëkundje sizmike në ishullin e Kretës, sa ishte magnituda

U gjet e pajetë pranë Urës së Dajlanit,gazetarja:Të gjithë e shfrytezuan, jo vetem tutori

Emrat/32-vjeçarja u gjet e vrarë poshtë urës së ‘Dajlanit’, arrestohen dy autorët
















TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com