Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U godit dhe grupi kriminal në Shqipëri,Europol: Rrëzimi i Encrochat çoi në 6500 arrestime

2023/07/29 at 5:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U godit dhe grupi kriminal në Shqipëri,Europol: Rrëzimi i Encrochat çoi në 6500 arrestime

Agjencia evropiane e policisë Europol tha të martën se ka rrëzuar Encrochat, një kompani e fshehtë që u ofronte kriminelëve komunikime të gjoja të sigurta dhe të koduara.

Rrëzimi i saj, sipas Reuters, çoi në më shumë se 6,500 arrestime dhe 900 milionë euro (980 milionë dollarë) në asete të sekuestruara.

Sistemi kishte rreth 60,000 përdorues kur u mbyll papritur në qershor 2020, dhe Europol zbuloi në muajin korrik se zyrtarët e zbatimit të ligjit kishin përgjuar komunikimet e përdoruesve për muaj të tërë.

Në një deklaratë të martën, Europol ofroi përmbledhjen e parë të rezultateve të bisedave, të cilat tha se kishin goditur grupet e krimit të organizuar në Evropë e më gjerë.

Policia ka analizuar më shumë se 115 milionë “biseda kriminale”, tha Europol, duke ndihmuar në parandalimin e “sulmeve të dhunshme, tentativave për vrasje, korrupsionit dhe transportit të drogës në shkallë të gjerë”.

Agjencia tha se hetimet e nisura nga që nga rënia e Encrochat e deri më tani kanë çuar në sekuestrimin e 100 tonëve kokainë, 30 milionë pilula “drogë kimike”, gati një mijë automjete, qindra prona dhe dhjetëra varka dhe avionë.

Deklarata e policisë nuk dha detaje nëse vetë pronarët e Encrochat ishin arrestuar.

Sipas Reuters, rezultatet e pjesshme të hetimeve të lidhura me Encrochat janë shpallur më parë nga policia franceze, holandeze dhe britanike në vitin 2020 dhe nga policia gjermane në 2021.

Encrochat shiti pajisje celulare të modifikuara Android për rreth 1000 euro secila dhe u ngarkoi përdoruesve tarifa të majme abonimi me premtimin se komunikimi i tyre do të mbetej i koduar dhe sekret.

Kompania u mbyll papritur në qershor 2020 pasi operatorët e saj të paidentifikuar me sa duket e kuptuan se ishin komprometuar.

Europol tha se Encrochat kishte drejtuar komunikimet e koduara përmes serverëve në Francë.

“Përfundimisht, ishte e mundur të vendosej një pajisje teknike për të shkuar përtej teknikës së kriptimit dhe për të marrë akses në korrespondencën e përdoruesve,” tha Europol të martën.

Kujtojmë se SPAK ndërmori një operacion dy ditë më parë në kuadër të të cilit lëshoi 15 urdhër-arreste, që çuan në pranga prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita, ish-kreun e Operacionales Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka etj.

Nga përgjimet e autoriteteve franceze, holandeze dhe belge, u bë e mundurgoditja e këtij grupi kriminal.

Ju sugjerojmë

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …
Aktualitet

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …

21 Qershor, 2025 3:56 pm
REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin
Bota

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

21 Qershor, 2025 3:42 pm
Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese
Kryesore

Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese

21 Qershor, 2025 3:23 pm
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës
Rajoni

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

21 Qershor, 2025 3:11 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet

21 Qershor, 2025 3:00 pm
Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit
Aktualitet

Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit

21 Qershor, 2025 2:50 pm
Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari
Aktualitet

Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari

21 Qershor, 2025 2:33 pm
Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë
Politikë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

21 Qershor, 2025 2:09 pm
Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran
Bota

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran

21 Qershor, 2025 1:55 pm
Turqia: Shpëtuam izraelitët nga një sulm iranian
Bota

Turqia thotë se Izraeli po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë”

21 Qershor, 2025 1:34 pm
Para
Zarzavatet 26% më të shtrenjta se vjet

Zarzavatet 26% më të shtrenjta se vjet

Plane të mundshme për të sulmuar Iranin, pjesë e akuzave të reja ndaj Trump

Plane të mundshme për të sulmuar Iranin, pjesë e akuzave të reja ndaj Trump

Pëson defekt anija turistike me 27 persona në bord në Karaburun

Pëson defekt anija turistike me 27 persona në bord në Karaburun

TE FUNDIT

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …
21 Qershor, 2025

Përdoruesit e internetit janë këshilluar të ndryshojnë fjalëkalimet dhe të përmirësojnë sigurinë e tyre digjitale, pas raportimeve se rreth 16...

Lexo më shumë

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin
21 Qershor, 2025

Teksa tensionet në Lindjen e Mesme sa vijnë e rriten, mediat shtetërore iraniane po riciklojnë përmbajtje të vjetër vizuale —...

Lexo më shumë

Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese

Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese
21 Qershor, 2025

Pak orë para diskutimit në Asamblenë Parlamentare të KiE të raportit për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, Klan News...

Lexo më shumë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës
21 Qershor, 2025

Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com