Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skemë mashtrimi me TVSH,sekuestrohen 3 llogari bankare me vlerë 1.3 mln € dhe 13 mln lekë

2023/07/28 at 9:13 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skemë mashtrimi me TVSH,sekuestrohen 3 llogari bankare me vlerë 1.3 mln € dhe 13 mln lekë

Policia e Shtetit ka arrestuar 2 shtetas shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim 3 shtetas italianë, të akuzuar për krijimin e skemave të mashtrimit, me qëllim përfitimin nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së.

Në kuadër të operacionit “Skema” janë sekuestruar edhe 3 llogari bankare me vlerë 1.3 mln Euro dhe 13 milionë lekë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit I. Q., 45 vjeç dhe E. B., 48 vjeç, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit italianë A. D., S. C. dhe S. C. Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Dhënia e informacioneve të rreme”.

Nga veprimet hetimore me metoda proaktive të zhvilluara nga strukturat hetimore të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së.

Në kuadër të këtij procedimi penal, në zbatim të vendimeve të Gjykatës është bërë sekuestrimi i 3 llogarive bankare me shumat 1 milion e 300 000 euro dhe 13 milionë lekë të rinj.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe autoritetet italiane, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

Ju sugjerojmë

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
Rajoni

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

26 Korrik, 2025 11:08 pm
Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
Aktualitet

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

26 Korrik, 2025 10:45 pm
Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
Bota

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

26 Korrik, 2025 10:20 pm
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Aktualitet

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

26 Korrik, 2025 9:46 pm
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

26 Korrik, 2025 9:01 pm
Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
Bota

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

26 Korrik, 2025 8:42 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Para
Greqia në “luftë” me flakët, gjashtë qarqet më të rrezikuara nga zjarri

Greqia në "luftë" me flakët, gjashtë qarqet më të rrezikuara nga zjarri

Britania e Madhe i dërgon aksidentalisht e-maile të klasifikuara aleatit të Putinit

Britania e Madhe i dërgon aksidentalisht e-maile të klasifikuara aleatit të Putinit

Media e huaj turistike:Nisni pushimet në Shqipëri me 9 vendet më të mira për t’u vizituar

Media e huaj turistike:Nisni pushimet në Shqipëri me 9 vendet më të mira për t'u vizituar

TE FUNDIT

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
26 Korrik, 2025

Ka dështuar edhe përpjekja e fundit për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, vetëm pak orë para...

Lexo më shumë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
26 Korrik, 2025

Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe...

Lexo më shumë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
26 Korrik, 2025

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që...

Lexo më shumë

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
26 Korrik, 2025

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com