Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi është paraqitur këtë të enjte në SPAK.
Nuk është hera e parë që Maliqi shkon në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Më herët ai ka depozituar disa denoncime për zgjedhjet e zhvilluara në Bashkinë Kuçovë.
Maliqi pretendon se zgjedhjet e 14 majit janë vjedhur. Sipas tij, vjedhja ka ndodhur në 17 kutitë e fundit të votimit.