Duket se janë vënë nën kontroll zjarret në vend. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook, shkruan se gjatë orëve të fundit situata duket e normalizuar.
Sipas tij ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Peleshi thekson se po punohet në terren për fikjen e kësaj vatre.
“Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.
Ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij.
Ka përmirësim të situatës në fushën e mbetjeve në Vlorë, por gjendja po mbahet nën monitorim”-shkruan Peleshi.