Drejtori i Policisë vendore të Lezhës, Alfred Elezi është prononcuar për atentatin ndaj Nikolin Lestakajt i cili ishte duke dalë nga marketi. Policia thotë se dyshohet për hakmarrje.
“Sot rreth orës 18:30 morëm njoftimin që u bëra Nikolin Marku Lestakaljt. Nga shërbimet e policisë është ngritur grupi hetimor dhe në koordinim plotë plotë me prokurorinë po punohet për rastin dhe identifikimin e autorit. Jemi ende në hetim. Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje. Po sigurojmë të gjitha provat.”- thotë policia.
Dyshohet se vrasja e 42-vjeçari ka lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shqngjin në muajin prill. Fisi Nikulaj dhe Lestakajt janë në konflikt prej disa vitesh, duke shkaktuar viktima nga të dyja palët.