Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Edi Rama me Gjiknurin po vjedhin energjinë e djegësit të Elbasanit

2023/07/14 at 1:30 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Edi Rama me Gjiknurin po vjedhin energjinë e djegësit të Elbasanit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza se procedurat për inceneratorët janë bërë me negociata të mbyllura. Kreu i PD u shpreh se Ministri i Mjedisit iu drejtua 2 herë Agjencisë së Prokurimit Publik, por nuk e pranuan duke thënë se ishte procedurë antiligjore. Ndër të tjera, ai shtoi se Rama, të cilin e quan “bossin e sipërmarrjes” ka vjedhur me Gjiknurin energjinë e djegësit të Elbasanit.


Sipas tij, kreu i qeverisë bashkë me Gjiknurin firmosën një kontartë me kompaninë që e administronte, sipas të cilës “kjo kompani ka të drejtën për 30 vite ti shesë shtetit energji. Nuk ka vjedhje më të paskrupullt.”

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët të kapin të vërtetën. Se ky është një rast i pashembullt në historinë e një vendi.

Zoto dhe Mërtiri, për të vendosur të gjitha kushtet që donte sipërmarrja e qeverisë, donin procedurë me negociata të mbyllura, ku diktonin çod kusht. Kjo nuk ekzistonte në ligjet e vendit. Ministri i Mjedisit iu drejtua dy herë Agjencisë Kombëtare të Prokurimeve për ta autorizuar këtë procedurë. Eduart Ahmeti e kundërshtoi në mënyrë të prerë si procedurë antiligjore.

Pronari i vërtetë i ndërmarrjes, Edi Rama, shfrytëzon pushtetin e tij, dhe bashkë me Agaçin, firmos në kundërshtim flagrant me ligjin, procedurën antiligjore të negociatave të mbyllura.

A mund të ishin Zoto, Mërtiri dhe Gugallja, pronarë të dy djegësave, Elbasanit, Fierit dhe më vonë të Tiranës në këtë mënyrë? Kurrën e kurrës. Duhej që ose qeveria të përbëhej nga njerëz që kanë humbur çdo fakultet mendor, dhe të tillë nuk janë. Duhet të ishin magjistarë, por ata magjistarë nuk janë.

Kjo ndodhi sepse ndërmarrja ishte e Edi Ramës.

Të gjithë ata të cilët firmosën bazuar në dokumentin e firmosur nga Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, janë përgjegjës. Janë përgjegjës sepse ligji thotë se nuk mund të zbatohet një vendim i paligjshëm. Ky ligj urdhëron çdo zyrtar, qoftë oficer policie, qoftë oficer ushtrie, çdo njeri. Por këta e zbatuan, me radhë. Këta që firmosën janë përgjegjës, pa përjashtim.

Meqë jemi te djegësat, se dy janë prokurime publike, një është në koncesion. Tani në sipërmarrjen e Ramës, në skemë hyn një hajdut i ri. Dhe shikoni se si Rama vjedh me Gjiknurin, energjinë e djegësit të Elbasanit. Studioni kontratën e djegësit të Elbasanit, ajo thotë se do prodhohet energji për shtatë vite, pastaj ajo bëhet e tëra pronë publike e Bashkisë së Elbasanit.

Çfarë bën bosi i sipërmarrjes? Bosi i sipërmarrjes, bashkë me Damian Gjiknurin, firmos një kontratë me kompaninë që administronte djegësin e Elbasanit, sipas të cilës kjo kompani ka të drejtën për 30 vite t’i shesë shtetit. Çka do të thotë se Rama dhe Gjiknuri inkasojnë energjinë që prodhon djegësi i Elbasanit për 30”, tha Berisha.



Ju sugjerojmë

Izraeli pranon armëpushimin: Do përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje
Bota

Izraeli pranon armëpushimin: Do përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje

24 Qershor, 2025 9:29 am
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Aktualitet

Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni

24 Qershor, 2025 9:18 am
Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore, 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje

24 Qershor, 2025 9:15 am
Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!
Aktualitet

Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!

24 Qershor, 2025 8:50 am
Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT
Aktualitet

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

24 Qershor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:20 am
Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

24 Qershor, 2025 7:54 am
Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
Bota

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

24 Qershor, 2025 1:00 am
A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

23 Qershor, 2025 11:06 pm
Para
Opinion – Ku është zhdukur Arben Ahmetaj? (13 Korrik 2023)

Opinion - Ku është zhdukur Arben Ahmetaj? (13 Korrik 2023)

Berisha paralajmëron protesta: Do i drejtohemi shqiptarëve për largimin e qeverisë

Berisha paralajmëron protesta: Do i drejtohemi shqiptarëve për largimin e qeverisë

BE: Qeverisë së Kosovës ia kemi komunikuar masat ndëshkuese që më 28 qershor

BE pret hapa të tjerë nga Kosova për të hequr masat
















TE FUNDIT

Izraeli pranon armëpushimin: Do përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje

Izraeli pranon armëpushimin: Do përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje
24 Qershor, 2025

Është konfirmuar nga ana e Izraelit propozimi për armëpushim i paraqitur nga presidenti amerikan, Donald Trump. Konkretisht, në një deklaratë...

Lexo më shumë

Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
24 Qershor, 2025

Donald Trump, presidenti i SHBA ka deklaruar se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në fuqi, duke u kërkuar...

Lexo më shumë

Matura Shtetërore, 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje

Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës
24 Qershor, 2025

Kësaj të marte, mbi 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të fundit të maturës shtetërore, atij të Lëndës me...

Lexo më shumë

Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!

Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!
24 Qershor, 2025

Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet e qumështit dhe nënprodukteve dhe gjithashtu të humbasë trashëgimisë rurale dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com