Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kokainë në 6 vende të Europës, arrestohet një tjetër i përfshirë në grupin kriminal

2023/07/12 at 10:46 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kokainë në 6 vende të Europës, arrestohet një tjetër i përfshirë në grupin kriminal

Një tjetër person është vënë në pranga nga policia shqiptare në kuadër të një operacioni të nisur në Danimarkë ndaj një grupi kriminal, i cili trafikonte drogë në disa shtete europiane.


Bëhet fjalë për një person me iniciale N.N., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Pak ditë më parë, konkretisht më 4 Korrik ranë në pranga edhe dy të përfshirë në këtë organizta kriminale.

SPAK bën me dije se personat e arrestuar aktualisht në Shqipëri dyshohen se janë pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, të cilët në kuadër të hetimeve të kryera në Danimarkë në lidhje me “Operacionin Goldfinger” dhe të zhvilluar gjatë viteve 2018-2019, dyshoheshin se kanë trafikuar, ruajtur, përpunuar dhe shpërndarë sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike kokainë dhe mariuhanë, duke vepruar kryesisht në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Belgjikë, Hollandë dhe Gjermani.

Drejtues i grupit të strukturuar kriminal nga autoritetet daneze të drejtësisë është konsideruar shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati alias Sokol Krasniçi.

“Në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me proçedimin penal Nr.49 datë 27.03.2023, të regjistruar pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet e drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës, si dhe në zbatim të vendimit nr.76, datë 28.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 11.07.2023 nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit është bërë i mundur ekzekutimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, për shtetasin nën hetim N.N, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në vijin dhe të njoftimeve të mëparshme, në lidhje me këtë proçedim penal, po në zbatim të vendimit nr.76, datë 28.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 03.07.2023 nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit janë ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, për shtetasit nën hetim K.D dhe A.M, gjithashtu të dyshuar për kryerjen veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Personat e arrestuar aktualisht në Shqipëri, në kuadër të proçedimit penal nr.49 të vitit 2023, dyshohen se janë pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, të cilët në kuadër të hetimeve të kryera në Danimarkë në lidhje me “Operacionin Goldfinger” dhe të zhvilluar gjatë viteve 2018-2019, dyshoheshin se kanë trafikuar, ruajtur, përpunuar dhe shpërndarë sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike kokainë dhe mariuhanë, duke vepruar kryesisht në Danimarkë , Suedi, Norvegji, Belgjikë, Hollandë dhe Gjermani, ku si drejtues i grupit të strukturuar kriminal nga autoritetet daneze të drejtësisë është konsideruar shtetasi Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi).

Në Danimarkë janë arrestuar, dërguar për gjykim dhe dënuar me burgim nga Gjykata e Kopenhagen anëtarët kryesorë të grupit të strukturuar kriminal, ndërkohë në Shqipëri rezulton se nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë dënuar me burgim për veprat penale penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, pika 1, gërmat “a”, “b” dhe “d” e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal shtetasit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi), Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani.

Aktualisht hetimet paraprake në lidhje me proçedimin penal nr.49 të vitit 2023 po kryhen nga Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëpunim me Oficerë të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm”-njofton SPAK./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj
Kryesore

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

12 Shtator, 2025 12:15 pm
Danimarka nis blerjen më të madhe të armëve ndonjëherë
Bota

Danimarka nis blerjen më të madhe të armëve ndonjëherë

12 Shtator, 2025 11:49 am
‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës
Kryesore

Bojkot në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës? Berisha: Është një opsion

12 Shtator, 2025 11:17 am
Rama njofton riformatim edhe për komisionet parlamentare
Kryesore

PD bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama: Diella më tha humbës është ai që…

12 Shtator, 2025 10:54 am
PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit
Kryesore

PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit

12 Shtator, 2025 10:48 am
Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë
Kryesore

Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë

12 Shtator, 2025 10:17 am
Çfarë nënkupton sulmi izraelit në Katar për Iranin dhe rajonin?
Bota

Çfarë nënkupton sulmi izraelit në Katar për Iranin dhe rajonin?

12 Shtator, 2025 10:16 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kryesore

Akisdent në aksin Rrogozhinë-Lushnje: Humb jetën një person

12 Shtator, 2025 9:25 am
Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët
Kryesore

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët

12 Shtator, 2025 7:45 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 12 shtator 2025

12 Shtator, 2025 7:40 am
Para
Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

Shoferi humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një mjet tjetër, plagosen 4 pasagjerë

Begaj dekreton emërimin e 6 ambasadorëve, Vasilika Hysi në OKB, Ilir Gjoni në NATO

Begaj dekreton emërimin e 6 ambasadorëve, Vasilika Hysi në OKB, Ilir Gjoni në NATO

Çfarë përmbajnë 4 pikat e qeverisë për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës

Çfarë përmbajnë 4 pikat e qeverisë për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës
















TE FUNDIT

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj
12 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë, ku është pritur nga Bajram Begaj. Rama do të marrë mandatin për qeverinë...

Lexo më shumë

Danimarka nis blerjen më të madhe të armëve ndonjëherë

Danimarka nis blerjen më të madhe të armëve ndonjëherë
12 Shtator, 2025

Danimarka planifikon të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore të prodhuara në Evropë për 58 miliardë korona daneze (9.11 miliardë dollarë),...

Lexo më shumë

Bojkot në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës? Berisha: Është një opsion

‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës
12 Shtator, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet e parakohshme...

Lexo më shumë

PD bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama: Diella më tha humbës është ai që…

Rama njofton riformatim edhe për komisionet parlamentare
12 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar tensionet e shkaktuara nga opozita në këtë seancë të të legjislaturës së re në Kuvend....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com