7 persona mbetën të plagosur në Tel Aviv pasi u goditën nga një kamionçinë. Mediat shkruajnë se policia izraelite qëlloi për vdekje drejtuesin e mjetit, i cili synonte të kryente një akt terrorist.
Pasi përplasi automjetin e tij në një stacion autobusi, ai u përpoq të sulmonte kalimtarët me thikë, përpara se të vritej nga efektivët.
Shërbimet e inteligjencës izraelite thonë se personi që kreu sulmin në Tel Aviv nuk kishte asnjë sfond sigurie.
Autori është identifikuar si 20-vjeçari palestinez, Abed Elohab Halaila, nga Bregu Perëndimor.
Më herët, grupi militant palestinez Hamas tha se sulmi ishte një “përgjigje e natyrshme” ndaj aktiviteteve izraelite në Jenin.
“Ne vrapuam për jetën tonë”, tha një nga dëshmitarët./Opinion.al