Vajza dhe djem kanë surpizuar ish-presidentin Bill Klinton, para se ai të merrte fjalën.
Para Kryeministrisë po qëndronin djem dhe vajza të cilët morën mikrofonin njëri pas tjetrit dhe falënderuan ish-presidentin për ndihmën që i dha Kosovës vite më parë.
Të rinj nga Mitrovica, Rahoveci, Podujeva dhe çdo krahinë tjetër e Kosovës udhëtuan me autobus drejt Tiranës për të suprizuar presidentin Klinton dhe i treguan se prindërit iu vendosën emrat Klinton dhe Hillary në nder të ish-presidentit dhe gruas së tij.
“Jam Bill Klintoni i Kosovës, ndërsa ju jeni Bill Klinton i botës” , iu drejtua djali i ri ish-presidentit./Opinion.al