Në fjalën e tij në Tiranë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka vlerësime për pritjen që iu bë në Shqipëri.
Clinton tregoi disa nga takimet që ka patur me shqiptarët që jetojnë në Amerikë, duke thënë se ata ishin në dijeni të agjendës së tij gjatë vizitës së tij në vendin tonë.
Po ashtu, ai tregoi se në Amerikë, jeton në një zonë ku ka më shumë shqiptarë.
“Jam pa fjalë. Mendoj që po të kisha një gjykim shumë të shëndoshë nuk do thosha asgjë, Jam vërtetë pa fjalë. Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj dite, dua t’ju falenderoj për një moment që do ta ruaj si thesar për gjithë jetën time. Ka më shumë se 10 vite që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit. E pyesja gjithmonë si po ndiheshe, si po shkon sepse gjithmonë doja të vija. Edhe pse jam një qytetar pa asnjë pushte mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë për partitë tona politike, dallimet tona filozofike, ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare, ne jemi të angazhuar për lirinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Jam mirënjohës për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Unë dhe Hillary jetojmë në Neë York që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarëve të Amerikës. Një javë para se të largohesha po ecja dhe kalova bri tre restorantëve të shkëlqyera shqiptare. Njerëzit dolën dhe të tregonin për axhendën time këtu. E dinin më mirë ata se çfarë do bëja unë këtu. Dua t’i them faleminderit kryeministrit për fjalët që ai tha”, deklaroi Clinton.