Një shtetase moldave ka tentuar disa herë radhazi të helmoj bashkëshortin e saj shqiptar me helm minjsh.
Mediat italiane shkruajnë se në përfundim të një hetimi nga Prokuroria e Riminit, u vu në pranga një 46-vjeçare e denoncuar nga bashkëshorti i saj shqiptar.
Sipas hetimeve të kryera rezulton se 46-vjeçarja kishte helmuar disa herë bashkëshortin e saj 54-vjeçar. Hetimet e nisura rreth një vit më parë zbuluan se shtetasja moldave kishte tentuat të vriste burrin me helm për minjsh.
Analizat kanë treguar se në gjakun e 54-vjeçarit kishte gjurmë të Bromadiolone dhe Coumatetralyl, elementë kimikë që gjenden në këtë helm.
Por dyshimet nuk lindën nga bashkëshorti. Në muajt e shkuar në fakt ishte shtruar disa herë në spitalin e Riminit, thuajse gjithmonë me të njëjtat simptoma.
Kur u paraqit për të disatën herë në spital, ekipi mjekësor vendosi që të zbulonte më shumë për shkakun, duke kërkuar analiza që konfirmuan se ai ishte helmuar.
Kanë qenë mjekët ato që kanë kuptuar se çdo herë që 54-vjeçari ishte shtruar në spital, kishte qenë sepse kishte marrë doza të substancës vdekjeprurëse./Opinion.al