Veç problemeve martesore që kanë sjellë Violetën dhe Fadilin në “Shihemi në Gjyq”, çështja tjetër është një pasuri e patundshme. Siç shpjegoi Fadili në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, se ai ka ndërtuar një banesë në një tokë që mendonte se ishte e vëllait.
Por gjatë procesit të legalizimit, rezultoi që banesa në fakt nuk ishte as e vëllait, por e prindërve të tyre. Këtu lindi konflikti me vëllain, por brenga e Fadilit është se e fajësojnë për vdekjen e tij.
Fadil: Vëllai im vajti në llixha dhe u paralizua atje brenda, në ujë. Fëmijët e tij, me mua nuk flasin.
Eni Çobani: Pse të akuzojnë ty tani që vdiqe vëllain se të pashë që u preke? Pse të akuzojnë?
Fadil: Sepse unë nuk e kam parë vëllanë, nuk kam folur me vëllanë. Unë vetëm në vdekje i vajta vëllait edhe ishte e kotë që vajta. Më falni. Edhe kjo flet! Flet e hap gojën këtu!
Fadili shton se ngjarja është ende e freskët pasi ka ndodhur më 28 Shkurt.
Fadil: Unë para Vitit të Ri dërgova vëllain që është përpara meje për t’i marrë prokurën atij se ai as fliste, as bënte. Foli me kunatën atje edhe i thashë që do i jepja pjesën e prindërve që të likuidohej me mua për atë pjesën që shiti dhe noterja i shkoi në shtëpi dhe ia mori prokurën. Unë nuk arrita të kryeja veprimet se vëllai më vdiq shumë shpejt./tvklan.al