Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi duke ngarë makinën, në gjendje të dehur, ka përplasur disa automjete të parkuara.
Mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi A.G., 28 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka shkaktuar dëme materiale.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 28 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur disa automjete të parkuara dhe ka shkaktuar dëme materiale”, njofton policia./Opinion.al