Australia është vendi i parë në botë që legalizon përdorimin klinik të drogave psikodelike për trajtimin e disa çrregullimeve të shëndetit mendor.
MDMA, i njohur më mirë si ekstazi, dhe psilocybin – përbërësi kryesor psikoaktiv në kërpudhat “magjike” janë aprovuar për përdorim nga psikiatrët për kurimin e depresionit dhe çrregullimit të stresit post-traumatik.
Duke filluar nga 1 korriku, psikiatër të autorizuar mund ti përdorin ato në trajtimet e tyre.
Për përdorime të tjera, të dyja drogat janë ndryshe të paligjshme në Australi.
“Psilocybin dhe MDMA janë relativisht të sigurta kur përdoren në një mjedis të kontrolluar mjekësor nën mbikëqyrjen e profesionistëve të kujdesit shëndetësor të trajnuar siç duhet dhe në dozat që janë studiuar në provat klinike,” tha Administrata e Mallrave Terapeutike të Australisë.