Policia e Krujës ka vënë në pranga një 27-vjeçare e cila dyshohet se përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase, identitetin e të cilës uniformat blu nuk e kanë bërë të ditur.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasja Z. S., 27 vjeçe, banuese në Shkretë, Krujë.
Gjithashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
A.H., 57 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”;
J.S., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;
S.Ll., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe me qëllim shmangien e masës administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al